Osmani: Përparimi i avashtë i Ballkanit Perëndimor në Evropë, tokë pjellore për Rusinë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27/02/2023

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, vend i cili ka kryesinë e radhës së OSBE-së, thotë se Shkupi po udhëheq organizatën në ditët më të vështira, kur një vend anëtar i saj, sikurse Rusia, po cenon themelet dhe arsyen e ekzistencës së vetë organizatës. Zoti Osmani ndodhet në Uashington për të marrë pjesë në një takim të Komitetit amerikan të Helsinkit, takim që do të përqendrohet tek lufta në Ukrainë. Mes njoftimesh se Pekini mund të furnizojë me armë Moskën, kreu i OSBE-së thotë se nuk do të ishte në interesin e Kinës, që të bëhej pjesë e një agresioni të tillë. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës zoti Osmani flet gjithashtu mbi ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe se si ky vend po i shfrytëzon dobësitë apo pengesat drejt anëtarësimit të këtyre vendeve në BE, për të forcuar ndikimin e saj në këtë rajon.

“Federata ruse asnjëherë nuk ka dhënë ofertë për Ballkanin Perëndimor. Keni dëgjuar ju dikush të shkojë në mërgatë në Rusi? Keni dëgjuar që Federata ruse të ofrojë ndonjë ide për zhvillimin demokratik të shoqërive në rajon? Asnjëherë. Kur nuk keni mundësi për të dhënë një ofertë, atëherë e vetmja mënyrë për të mbajtur ndikimin është duke i mbajtur konfliktet të gjalla: duke i mbajtur ndonjëherë të heshtura, por që t’i shfrytëzoni dhe t’i përshkallëzoni atëherë kur ju keni nevojë. Për fat të keq perspektiva e ngadalshme evropiane në rajon ka krijuar tokë pjellore dhe pika të dobëta, që Federata ruse mund t’i përdorë gjithmonë kur ka nevojë, për ndikim më të madh. Agresioni rus në Ukrainë edhe më tepër ka vënë theksin në këto pika të dobëta të rajonit dhe prandaj është e rëndësishme që jo vetëm si OSBE, por komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi dhe vendet në rajon të përshpejtojnë proceset e konsolidimit të institucioneve, të demokratizimit të shteteve dhe integrimit euroatlantik të rajonit që të mos lënë hapësirë dhe mundësi për ndikime të tilla malinje në rajon”, ka thënë Osmani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

bujar osmani

Bujar Osmani: Kam më shumë informacione për sulmin në Banjskë, do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

ziadin sela

“Jo 61, por 50, 48 e më pak deputetë mund të marrë VMRO-ja”, thotë Sela

INFO

NA NDIQ