Osmani porosi “Grupit të Zjarrit”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Mars, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme dhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani mbrëmë në “Click Plus” në TV21 ka komentuar edhe zhvillimet në BDI dhe tensionet me të ashtuquajturin “Grupin e Zjarrit”.

Ai po ashtu thotë se kjo që po bëhet nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti nuk është i drejtë.

“Ahmeti është një personalitet historik. Ahmeti ka 20 vjet që punon për interesat e shtetit. Ai është njeriu që mbron gjithmonë interesat e shtetit. Shihni Ali Ahmeti ka punuar që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, tani punon shumë për të bashkuar të gjitha partitë politike që duan ta shohin Maqedoninë në BE. Ahmeti ishte në Ohër edhe në komunikim të plotë me faktorin ndërkombëtar për të gjetur një kompromis në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të pasur një rajon të qëndrueshëm, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme tani që ka një luftë jo larg këtu. Prandaj mendoj se nuk është e drejtë me të çfarë po bëjnë shokët e tij nga grupi zjarrit, kur Ahmeti avokon për zgjidhjen e politikave strategjike. E kanë “lodhur” me gjëra të vogla”, thotë Osmani. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ