Osmani: Rasti “Zhvatja” test për institucionet

0

Zv/kryeministri Bujar Osmani ka bërë thirrje që procesi për rastin “Zhvatja” të jetë transparent me qëllim kthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia në vend, raporton SHENJA.
“Lufta joselektive kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimin se drejtës paraqesin vlera për të cilat BE ka nivel të ulët të tolerancës. Kemi detyrim të përbashkët që të shmangim të gjitha dyshimet te vendet skeptike evropiane. Është detyrim i unë që të krijojmë institucion efikas dhe paanshëm për hetimin e krimit dhe korrupsionit. Porosis opozitën shqiptarë që keqpërdorimi i rastit për politika ditore paraqet papjekuri politike. Nëse dikush ka dyshim për individ të përfshirë në këtë rast, në vend të histerisë, ato ti paraqesin te organet kompetente”, ka thënë Osmani.