Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Picture of ina-online
ina-online

19/05/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka thënë se kësaj të fundit ia ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e pa rezervë për Kosovën, derisa është shprehur e lumtur që dy shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

“Jam e lumtur që në emër të Kosovës nënshkruam një marrëveshje me nënsekretaren në mënyrë që të bashkojmë forcat kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Fushatat dezinformuese paraqesin një kërcenim të madh për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të Kosovës, por edhe për Ballkanin Perëndimor në tërësi”, tha Osmani në konferencë për media e shoqëruar nga Allen.

“Këto fushata synojnë të sjellin frikë dhe duan ta cenojmë demokracinë dhe vlerat demokratike që qëndrojnë në shtetet tona.

As Kosova nuk është kursyer nga këto sulme të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon nëpërmjet satelitit të saj Serbisë, kjo paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit”, shtoi.

Sipas Osmanit, kjo marrëveshje e bashkëpunimit do të nxisë një koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, mediave dhe gjitha palëve të interesuara.

“Rezultatet e kësaj marrëveshje do të materializohen suksesshëm gjatë zbatimit të saj, Kosova gëzon lirinë falë mbështetjes së SHBA-së. SHBA është aleati ynë kryesor dhe partneriteti ynë me SHBA-në është ekzistencial për cilindo sukses të Kosovës”, shtoi Osmani.

TË FUNDIT
7 orë
Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri
11 orë
Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
11 orë
Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë
1 ditë
Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera
1 ditë
Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

ME TE LEXUARA

2 ditë
Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën
1 ditë
“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

LEXO MË SHUMË

william walker uoker kurti

Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

besnik bislimi

Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

rifat1

Rifat Jashari: Është derdhur shumë gjak për liri – dhimbje s’ka, veç krenari

Presidentja-Vjosa-Osmani-dhe-homogu-i-saj-nga-Shqiperia-Bajram-Begaj

“Kosova dhe Shqipëria, bashkë në ditë të vështira e në ditë të mira”

ushtari kfor

“Kjo ndryshoi jetën time” – ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

GP0a63QXMAA1Wbq-e1718139986554-780x439-1

Në darkë me Wallkerin, Robertsonin, Begajn dhe Mesiqin, Kurti: E kanë ndihmuar Kosovën

Screenshot_2024-06-11-22-13-37-114_com.facebook.katana-edit

Piloti i parë shqiptar i forcave ajrore amerikane: Me krenari e mbajë uniformën

INFO

NA NDIQ