Osmani: S’duhet të lejojmë Vuçiqin të realizojë planin e Putinit

INA
INA

4 Shtator, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po synon të zbatojë një plan destabilizues në Ballkanin Perëndimor, të ngjashëm me atë, siç tha ajo, që e realizoi Rusia në Ukrainë më 2014.

Osmani, që qëndroi në vizitë zyrtare në Shqipëri, tha se të gjitha shtetet demokratike në rajon nuk duhet të lejojnë zbatimin e këtij plani.

Ajo iu referua nisjes së konfliktit mes separatistëve të mbështetur nga Rusia me forcat ukrainase në rajonin lindor të Donbasit dhe aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Moska.

Gjatë konferencës me homologun Bajram Begaj, Vjosa Osmani deklaroi se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, duke theksuar se “jemi dy shtete, por fatet i kemi të ndërthurura”. Nga ana tjetër presidenti shqiptar Bajram Begaj tha se “Shqipëria mbështet fuqishëm aspiratat e Kosovës për integrim euroatlantik” duke shtuar se “askush nuk ka pse çuditet përse Kosova është një prioritet kombëtar i Shqipërisë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-28-21-52-07-885-edit_com.facebook.katana

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

albulena haxhiu3

Edhe Albulena Haxhiu i përgjigjet kryeministrit Rama

spartak

Avokati Ngjela zbërthen skenarët e Vuçiçit

rama kurti

‘KFOR të marrë nën kontroll veriun’/ Kurti i përgjigjet Ramës

kovacevski talat xhaferi kuvend

Kovaçevski: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e rastit “Monstra”

burgu-idrizove

Ligji për amnisti në Maqedoni, pritet lirimi i 286 të burgosurëve

IMG_5594

Pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Screenshot_2023-09-28-18-03-55-607-edit_com.android.chrome

Mirena i reagon Surroit: Qysh bre Beg Rizajn e krahason me Radojiçiqin?

Muharrem Nitaj

Sekretari i AAK-së godet Ramën pas deklaratës që KFOR të marr kontrollin në veri: I çuditshëm ky njeri!

INFO

NA NDIQ