Osmani shkruan për takimin me shefin e CIA-s: Aleanca me SHBA-të, garancë për siguri, paqe e sukses

Picture of INA
INA

23/08/2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar për takimin që ka pasur dje me shefin e CIA-s, William Burns.

Osmani shkurt ka shkruar se aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses, teksa ka publikuar disa fotografi nga takimi.

“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani.

Burns po qëndron edhe sot në Kosovë, ku në orët e mëngjesit është takuar me kryeministrin Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ky takim i cili zgjati diku një orë nuk ishte paralajmëruar paraprakisht. Vizita është zhvilluar me masa të rrepta të sigurisë.

Burns zbarkoi në Prishtinë mesditën e së enjtes, për t’u takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

As takimi mes tyre nuk ishte paralajmëruar nga zyra e Osmanit.

Në Prishtinë, Burns arriti pas vizitës në Beograd, për të cilën atje nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar.

Të martën Burns ishte në Sarajevë për takime me zyrtarë politikë dhe të agjencive të sigurisë, në një vizitë gjatë së cilës, sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, u diskutua lidhur me retorikën përçarëse dhe veprimet e presidentit pro rus të Republikës Serbe, Milorad Dodik. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

Arben Fetai: Në vetëm dy javë, zgjidhëm çështje të paprekura për dekada!

Identiteti maqedonas nuk ka nevojë për lejen tuaj” – Mesazh i fuqishëm nga Joveva në Parlamentin Evropian

Lapaj: 9 Korriku i Gostivarit – Gjak për flamur, heshtje nga Tirana!

Rokas: Identiteti dhe gjuha nuk janë pjesë e kornizës negociuese, ata mbrohen më së miri me anëtarësimin në BE

BitChat, aplikacioni që punon pa internet dhe pa numër telefoni!

Pse Brukseli po “flirton” me Beogradin?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË