Osmani: Shqiptarët përdoren si temë rezervë për pozicione më të mira elektorale nga partitë nacionaliste maqedonase!

INA
INA

10/12/2023

“PARTITË NACIONALISTE MAQEDONASE NË MUNGESË TË IDEVE GISHTIN E DREJTOJNË TE SHQIPTARËT”

Retorika e VMRO-DPMNE-së ndaj BDI-së dhe tentativat e kohëve të fundit që rasteve të ndjeshme, sikurse ajo e vrasjes së dyfishtë, t`i jepet konotacion etnik, sipas Ministrit të Jashtëm dhe Nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, sic njofton KlanM, bëhen për qëllime elektorale, por jo vetëm.

“Gjithmonë shqiptarët janë përdorur si temë rezerve për të krijuar pozicione më të mira elektorale për partitë nacionaliste maqedonase. VMRO-DPMNE veçanërisht po shquhet me këtë tendencë, gjithmonë para zgjedhjeve, për të krijuar tensione etnike, për të mbuluar mospasjen e kapacitetit për të mos dhënë zgjidhje për temat e mëdha” – tha Bujar Osmani.

Sic percjell KlanM prononcimin e Osmanit, në mungesë të ideve për ndryshimet kushtetuese, opozita maqedonase, nxit temat rezerve ku gishti drejtohet tek shqiptarët.

“Frikën nga shqiptarët, shqiptarët po na e marrin shtetin, që me eufemizën e përdorin, nuk thonë shqiptarët, por BDI, në fakt mendojnë për shqiptarët, për shkak se tani shohin shqiptarë gjithandej nëpër institucione dhe kjo u pengon dhe nuk mund ta thonë haptazi se na pengon ky përfaqësim i shqiptarëve dhe thonë BDI po na pengon. Kjo është tendenca për të krijuar frikë te njerëzit duke menduar se frika pastaj do të shndërrohet në vote” – deklaroi Osmani.

Retorika e VMRO-DPMNE-së ndaj BDI-së, sic njofton KlanM, ndjeshëm u rrit pasi integristët nominuan Kryeparlamentarin Talat Xhaferin si Kryeministër Shqiptar.

Sulmet ndaj BDI-së dhe Xhaferit, përfshirë këtu edhe LSDM-në, nuk kanë munguar as edhe gjatë së dielës.

“LSDM dhe Kovaçevski mbështesin Talat Xhaferin që dezertoi nga ARM-ja. Mbështesin që Kryeministër të jetë personi që bllokoi ligjin për “branitellat” maqedonas. BDI-ja është tërësisht e kriminalizuar në 6 vitet e kaluara. BDI-ja dëboi edhe Maqedonasit edhe Shqiptarët nga Maqedonia. Me LSDM dhe BDI vendi është peng i pazareve partiake. LSDM-BDI janë vatër e krimit. Kanë nisur të bëjnë pazare edhe për karrigen e Kryeministrit” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Por, Nënkryetari I BDI-së, Bujar Osmani, sic njofton KlanM, beson se kjo tendencë do të dështojë, pasi, sipas tij, edhe komuniteti Maqedonas dhe ai Shqiptar janë duke e parë se BDI-ja është mbrojtësi i kursit euro-atlantik të vendit, ruajtësi i sistemit financiar, mbrojtësi i shtetit nga krizat e mundshme ekonomike dhe përfaqësimi në politikën ndërkombëtare.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari2

Taravari: Këto janë tre pikat kyçe si kandidat për president: Heqja 20%, Presidenti të zgjidhet në Kuvend dhe bullgarët në Kushtetutë

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

INFO

NA NDIQ