Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë

INA
INA

01/06/2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka thënë se Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë në rajonin e Ballkanit dhe ka tendenca për të destabilizuar Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.“Ne si rajon dhe në veçanti si Kosovë, jemi përballë sfidave. Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë në rajonin tonë, duke tentuar vazhdimisht për ta destabilizuar Kosovën, por edhe shtetet e tjera të rajonit. Unë jam këtu për të kërkuar përkrahjen e partnerëve tanë që t’i luftojmë këto tendenca destabilizuese”, tha ajo.Osmani vlerësoi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është i interesuar të përdorë bandat e tij kriminale për të destabilizuar Kosovën.Megjithatë, ajo ka bërë të qartë se nuk ka planifikuar të takohet sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.Ajo ka theksuar se është e rëndësishme të koordinohet me aleatët që kanë qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira, për të forcuar situatën dhe për të parandaluar destabilizimin e rajonit.Presidentja Osmani ka njoftuar se do të zhvillojë takime me kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe me liderët e tjerë evropianë gjatë samitit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-12-10-23-42-16-882_com.android.chrome-edit

Kush ishte Liridona dhe Naimi? Detajet e pathëna për vrasjen në Kosovë (video)

rip-600x360

Vdes në detyrë në Jarinjë një polic kufitar i Njësisë Speciale

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

granit plavaa

Të burgosurit tentuan ta sulmojnë Plavën: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridonës shpërndahen në burgje të ndryshme

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

shaban liridona

Shaban Murseli pretendon se Milaim Zeka i kishte kërkuar Behgjet Pacollit përmes Naim Murselit 100 mijë euro

Liridona ademaj

Avokati Spartak Ngjela flet për rastin e Liridona Ademajt

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ligji për zyrën e kthimit të pronave hyn në procedurë parlamentare në RMV

INFO

NA NDIQ