Osmani takon Borrellin: Maqedonia e Veriut e gatshme për anëtarësim në BE

ina-online
ina-online

23 Gusht, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Spanjë, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Osmani, në një postim në Facebook, tha se takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Santander, ishte produktiv dhe miqësor.

Ai thotë se në fokus të bisedimeve ishte integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe se informoi shefin e diplomacisë evropiane për rrjedhën e debatit parlamentar me qëllim të miratimit të amendamentit Kushtetutës, si angazhim për rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

“Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia e Veriut dëshmon se është e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe pret që negociatat e anëtarësimit nga BE-ja të përfundojnë deri në fund të vitit 2030. Prandaj, as vendi e as BE nuk duhet të lejojnë ndonjë kthim mbrapa nga qëllimi”, shkruan Osmani në Facebook.

Sipas ministrit Osmani, integrim drejtë anëtarësimit në BE është në interes të përbashkët për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për BE-në. “Partner më i zhvilluar sot, aleat më i dobishëm nesër”, shkruan Osmani.

https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/870049821143007?ref=embed_post

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kuvendi parlamenti maqedoni

Ligji për amnisti është dorëzuar në Kuvend – do të zbatohet me procedurë të shkurtuar

Gruevski-Mijallkov-dhe-Jankullovska-780x439

Jankullovska: Unë kurrë nuk jam pajtuar me arratisjen e Gruevskit

burgu

Me 24 milionë euro do të ndërtohet objekt i ri për burgun e Idrizovës, ja sa të burgosur pritet të vendosen në këtë objekt

spital-1130x635-1-696x391

Nëna e 17-vjeçarit me autizëm që u keqtrajtua në Demir Hisar: Mezi rrinte në këmbë, ishte i mbidozuar nga ilaçet

kovacevski

Kovaçevski demanton Alitin: S’kam biseduar me Ahmetin për Ligjin e UÇK-së!

maqedoni-flamuri

Maqedonia e Veriut ndër 50 vendet më të sigurta në botë

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendamente

denari-756x420-696x387-1

Nuk do të ketë rritje lineare të pensioneve! Trençevska: Për një vjet e gjysmë rritëm pensionet për 3.200 denarë

Maqedoni_Bullgari_1

Grupet punuese eksperte të RMV-së dhe Bullgarisë dje kanë mbajtur takim, në fokus realizimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë

INFO

NA NDIQ