Osmani: Të hapur ndaj mundësive që ofron pajtimi, dialogu dhe zgjidhja e kontesteve

INA
INA

05/06/2023

Pas takimit ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (PBEJL), që po mbahet në Budva, në kuadër të Treshes Kryesuese të iniciativës – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq mbajtën konferencë të përbashkët për media.

Kërcënimi më i madh për rajonin janë kontestet ende të hapura dypalëshe dhe bllokimet politike që pengojnë përparimin drejt integrimit europian, në bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal, të cilat mund të përdoren lehtësisht nga aktorët e jashtëm, tha Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, në konferencën e përbashkët për media me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, njofton KlanM.

Këto përpjekje, sipas Osmanit, mund të shmangen përmes mundësive që ofron pajtimi, dialogu, tejkalimi i trashëgimisë nga e kaluara dhe zgjidhja e kontesteve me mirëkuptim, respekt dhe zgjidhje reciprokisht të pranueshme.

“Shpresojmë që së shpejti në rajon, duke ndjekur rrugën e kompromisit, të arrijmë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e mbetura të hapura që do të na çojnë drejt anëtarësimit në BE dhe rritjes ekonomike të ndërthurur. Kjo buron nga interesi ynë i përbashkët dhe këtë duhet ta bëjmë jo vetëm pa hezitim strategjik, por me vendosmëri strategjike” – tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Krahas këtyre temave, sic percjell KlanM, forcimi i demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore, sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë në agjendën kryesore të kryesimit të Maqedonisë së Veriut, e cila fillon më 1 korrik dhe zgjat një vit.

Fokusi do të vendoset gjithashtu në forcimin e sigurisë energjetike dhe përshpejtimin e dekarbonizimit, ndërtimin e përbashkët të korridoreve të transportit transeuropian, realizimin e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe transformimin digjital. /KlanMacedonia

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

bislimi-petkovic-lajcak

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

kufiri kroaci serbi

Serbia mohon gjithçka, i paraqet si normale vonesat në kufi: I kemi forcuar kontrollet për të gjithë udhëtarët, po bëjnë panikë

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

INFO

NA NDIQ