Osmani: Të ulen tensionet në veri dhe t’i jepet hapësirë dialogut

INA
INA

26/05/2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka zhvilluar sot një takim me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla.

Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Osmani ka thënë se është me rëndësi të ulen tensionet në veri të Kosovës dhe t’i jepet hapësirë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, njofton Klan Kosova.

“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Siç e kam theksuar edhe në Beograd, është kruciale për ne që ta kalojmë faqen dhe ta shohim të ardhmen së bashku. Sa më shumë që e maksimizojmë dialogun aq më shumë e minimizojmë konfliktin dhe mosmarrëveshjet”.

“Dialogu gjithmonë është dëshmuar të jetë i frytshëm. Në Maqedoninë e Veriut na ka ofruar një mundësi të mirë për të ecur përpara”.

Tutje, ai ka thënë se është i lumtur që Maqedonia e Veriut është bërë nikoqire e dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 18 mars.

“Jemi të lumtur që e kemi mirëpritur një takim në Ohër që e ka trasuar rrugën për normalizim. E thash dje në Beograd: Është e rëndësishme që të ulen tensionet në veri të Kosovës që t’i jepet hapësirë dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Hristijan Mickoski

VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare

izet mexhiti

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

ali ahmeti kurto dudush

Dudush: Ali Ahmeti është babai i kombit, duhet të respektohet nga të gjithë

Ali Ahmeti fronti

Mësohet lista e kandidatëve për deputetë e Frontit Europian

tetov

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës (FOTO)

vlen saraj

VLEN hapin shtabin zgjedhor në komunën e Sarajit

menduh thaci

Menduh Thaçi morri pjesë në iftar në Gostivar (FOTO)

stojance-angellov-701x430

Angellov: Do të kthehesha në LSDM nëse më japin rrogë 5.000 euro

taravari kasami

Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

INFO

NA NDIQ