Osmani: Vizionet e binomit Rugova-Jashari kanë ndërtuar shtetin e Kosovës

Picture of INA
INA

21/11/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në adresimin e saj vjetor.

Gjatë fjalës së saj ka theksuar se rruga deri te shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë.

“Përfaqësimi i vendit tim përveç që është nderi më i madh i jetës time, është gjithashtu mishërim i besimit të qytetarëve duke na rikujtuar ditë pas dite përgjegjësinë qe kemi jo për të lartësuar vetën, por për të lartësuar shtetin. Jemi këtu ku jemi me mision për ta udhëhequr vendin tonë përpara, për të shtuar aleancat dhe për të qenë vesh e sy dhe mbështetje për secilin qytetar. Momenti kur mund të themi se ja kemi dal është kur qytetarët të thonë jemi krenar për vendin tonë, për vlerat që ai përfaqëson, e jo për shkak të një personi apo grupi politik”, ka deklaruar Osmani.

Sipas Osmanit, sot, sikurse gjithnjë nderojmë vizionin e atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Rugova si dhe përkulemi para sakrificës dhe guximit të pashoq të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të secilit pjesëtar të UÇK-së.

“Rruga deri të shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë, populli ynë ka humbur shumë. Bashkë dyzimi i vizionit të binomit Ibrahim Rugova –Adem Jashari nëpërmjet luftës së UÇK-së në njërën anë dhe ndërtimi i shtetit duke fuqizuar aleancat nga ana tjetër bëri që themelet e shtetit tonë të jenë të forta, aq të forta sa nuk ka forcë dhe sfidë që do të mund ndonjëherë ti rrënoj. Vlerat e së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor qëndrojnë në themelet e shtetit tonë”, ka thënë Osmani para deputetëve të Kuvendit.

Presidentja u shpreh se kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë vazhdimisht goditje ndaj shtyllave të shtetit tonë, por “ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për ti mbrojtur këto shtylla që kanë frymëzuar edhe Kushtetutën tonë, që mbetet më modernja dhe më e avancuara në Evropë”.

“Sot më shumë se kurrë na duhet patriotizmi kushtetues, që shkon përtej ndasive politike dhe kthehet tek bazamenti i shtetësisë tonë. Është ky patriotizëm që na bashkon jo sepse ndajmë mendimet e njëjta çdo herë, por sepse besojmë në të ardhmen e ndërtuar me aq shumë sakrificë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se sot siguria është parakusht qenësor për mirëqenie të shtuar, zhvillim ekonomik dhe dinjitet individual dhe kolektiv.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË