Osmani-Xhaçka: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria model bashkëpunimi mes fqinjëve

Picture of designer@fetishimedia.ch

27/03/2023

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria shënojnë 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Me këtë rast për vizitë zyrtare në Shkup po qëndron ministrja e jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

“Këtë vit shënojmë 30 vjet nga Marrëdhëniet diplomatike. Ky partneritet u demonstrua para negociatave për anëtarësim në BE, me çrrastë Shqipëria kishte mundësin që të ecte e vetme në këtë rrugë, por shprehu durimin dhe shprehu mirëkuptim për qëndrimin tonë gjatë asaj periudhe. Me kolegen Xhaçka u pajtuam se kemi prioritete të përbashkëta në rrugën evropiane dhe se jemi aleatë në NATO. Bashkë po kalomë me sukses procesin e skriningut. Bashkëpunimi ekonomik është i suksesshëm por jo i mjaftueshëm. Biseduam edhe për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë në Ohër, ne e përshëndetëm këtë marrëveshje sepse ata janë fqinjë tanë. Thamë se marrëveshja ekzisto dhe se palët duhet ta implementojnë dhe ne jemi këtu për të ndihmuar”, deklaroi ministri i jashtëm Bujar Osmani, menjëherë pas takimit merr homologen e tij nga Shqipëria, Olta Xhaçka.

Nga ana tjetër ministrja e Shqipërisë Xhaçka tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje që kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe shërbejnë si model i bashkëpunimit të mirë në rajon.

“Qeveritë tona kanë komunikim miqësor për një gamë çështjes, model bashkëpunimi mes fqinjëve në rajonin tonë. Vendet tona janë duke dhënë kontribut në ndërlidhjen e rajonit dhe kontribut drejt perspektivës euroatlantike. Biseduam se si mund ta intensifikojmë bashkëpunimin mes nesh. Ne sot takohemi si ministra të jashtëm të dy vendeve që janë anëtare të NATO-s… Që procesi ynë i integrimit të avancoj qëndrueshëm dhe me rezultate konkrete, andaj inkurajoj aktorët politik në Maqedoninë e Veriut që të kontribuojnë me konstruktivitet në përmbushjen e angazhimeve që do ti hapin rrugë përparimit të procesit të integrimit të vendit. Me këtë rast dua të vlerësoj rolin dhe kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata kanë dëshmuar se janë kontributor të stabilitetit dhe zhvillimit të vendit përkrahës të pa-rezervë të procesit të integrimit të vendit”, tha Olta Xhaçka, ministre e Jashtme e Shqipërisë. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Jozi e quan i “pashkollë”, Gjesti i jep përgjigjen e duhur në Big Brother

Përplasje e fortë pas eliminimit: Gjesti tallet me Xumin në Big Brother VIP Albania 4

BDI: Qeveria jolegjitime ka shkelur Kushtetutën, MO dhe ligjin për gjuhët!

Ndërroi jetë humanisti i palodhshëm kumanovar, Demirali Shabani

Ahmeti: Vendimi djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik – skandaloz, antikushtetues dhe kundër MO-së

Haradinaj takohet me Daniel Serwer, e fton të vijë për të ndihmuar që “Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË