Ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani, i cili sot merr pjesë në takimin e jashtëzakonshëm ministror të NATO-s, para fillimit të takimit e shprehi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Porosia e dytë kryesore e shefit të diplomacisë së vendit tonë sot në mëngjes nga NATO-ja ishte se zgjerimi i BE-së tani bëhet çështje jetësore nga pikëpamja e sigurisë duke i marrë parasysh sulmet ruse në lindje.
“BE-ja duhet ta përshpejtojë zgjerimin ndaj Lindjes”, tha Bujar Osmani, duke aluduar në bllokadën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në kontekst edhe të kërkesës për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Kjo krizë, tha ai, tregoi se politika e zgjerimit është çështje e sigurisë.
I pyetur për aspiratat e Ukrainës për t’u bërë anëtare e NATO-s, thelbi i konfliktit me Rusinë, ministri i Jashtëm theksoi se mu politika e Aleancës e dyerve të hapura do të thotë stabilizim.
“Në Ballkanin Perëndimor anëtarësimi në NATO ishte vendimi më i rëndësishëm i cili e stabilizoi, ai është faktori më i rëndësishëm në stabilizimin e rajonit”, u përgjigj Osmani.