Osmani:Jam optimist se do të sigurojmë shumicën për ndryshimet kushtetuese

Picture of INA
INA

10/06/2023

Procesi i skriningut me Bashkimin Evropian është në vazhdim dhe po ecën me dinamikë të mirë në bazë të së cilit do të marrim raportet e skriningut dhe udhërrëfyesin për hapjen e kapitujve. Paralelisht me atë proces po zhvillohet procesi i ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në intervistë për televizionin francez “France 24”, flet për procesin e ndryshimeve kushtetuese, marrëdhëniet me Bullgarinë, si dhe për agjendën reformuese të Qeverisë për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE.

I pyetur për mundësinë që Bullgaria të përsërisë veton në të ardhmen për ndonjë çështje tjetër, Osmani thotë se është optimist dhe se me formimin e qeverisë së re në Sofje do të fillojë një kapitull i ri i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Nga përvoja ime, ajo që ka qenë e dëmshme për marrëdhëniet tona me Bullgarinë dhe për perspektivën tonë evropiane është ky proces i pafund zgjedhor në Bullgari dhe mospasja e një qeverie politike si bashkëbisedues për të krijuar besim dhe komunikim dhe për të ecur përpara”, thotë Osmani në intervistë në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe pritshmërit për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.

Sa i përket agjendës reformuese dhe progresin e vendit në luftën kundër korrupsionit, Osmani thotë se Maqedonia e Veriut ka rezultatin më të mirë në rajon në përmbushjen e kritereve politike dhe ekonomike të acquis evropiane. Që vendi të përparojë edhe më mirë dhe të tregojë rezultate reale, Osmani thotë është e nevojshme të fillojmë t’i hapim klasteret negociues.

“Këmbëngulim në hapjen klastereve për negociata. Negociatat e anëtarësimit i kanë këto kapituj gjithëpërfshirës për sundimin e ligjit, kapitujt 23 dhe 24, të cilët hapen së pari dhe mbyllen të fundit. Dhe ato sigurojnë kornizën përmes së cilës do të mund të përmirësojmë dhe evropianizojmë shoqërinë tonë”, thotë Osmani.

Maqedonia e Veriut, pjesërisht për shkak se ka qenë në këtë rrugë drejt BE-së për një kohë të gjatë, ishte favorit edhe në krahasim me vendet që filluan negociatat e anëtarësimit dhjetë vjet më parë.

Ky avantazh dhe hapja më e shpejtë e kapitujve do të na ndihmojë që negociatat t’i mbyllim më shpejt”, thotë Osmani në intervistën për “France 24”.

TË FUNDIT
2 orë
Najçevska "godet" Siljanovskën: Udhëton me pasaportë Maqedonia e Veriut, shet budallallëqe
2 orë
Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë
2 orë
Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!
2 orë
Macron: Unë me të vërtetë mendoj se Evropa jonë mund të vdesë
4 orë
Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re

ME TE LEXUARA

1 ditë
Petrovska: Për presidenten Maqedonia nuk ka emër
1 ditë
Maqedonia e Veriut në hall për gjykatës, qytetarët me vite kërkojnë epilog për lëndët tyre
2 ditë
Kryetari i Vlorës tregon kur hapet sezoni i verës, ka një thirrje të fortë për turistët nga Kosova
12 orë
Rusia sulmon një qendër tregtare në Kharkiv, 12 persona humbin jetën, mbi 40 të tjerë plagosen
1 ditë
O’Brien: SHBA do të jetë përherë mike e devotshme e Kosovës
1 ditë
Nano Ruzhin: Mandatari pa vizion të qartë
2 ditë
Maqedoni, mbi 12 mijë qytetarë këtë fundjavë për pushime në Greqi

LEXO MË SHUMË

gordana siljanovska davkova

Najçevska “godet” Siljanovskën: Udhëton me pasaportë Maqedonia e Veriut, shet budallallëqe

xhevdet hajredini ali ahmeti

Hajredini: BDI ka mbetë me vetëm 8 deputetë

micotakis mitsotakis

Mitsotakis: Shkupi dhe Tirana vetëm mund të përfitojnë me raportet e mira me Athinën!

Makron Macron

Macron: Unë me të vërtetë mendoj se Evropa jonë mund të vdesë

arben taravari

Taravari tregon se si do të punohet në Qeverinë e re

mural shtepia shendetit kumanove

Muralet që i japin ngjyra Maqedonisë së Veriut

Dimitar-Apasiev-007-scaled

Apasiev: Këta që po vijnë janë edhe më të këqinjë se BDI

fronti evropian

Fronti Europian parashtroi ankesë në KSHZ për rivotimin në Zhelinë

nexhmedin spahiu

Spahiu: Isha në Beograd, kondukteri s’mi mori dinarët, tha ‘nuk guxoj prej Albin Kurtit’ (VIDEO)

INFO

NA NDIQ