OT: Në rivierën e Ulqinit pushuan turistë nga 109 shtete

0

Gjatë këtij viti në rivierën e Ulqinit pushuan mysafirët nga të gjithë kontinentet, njoftohet nga Organizata Turistike.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Ulqin pushojnë turistët nga 109 shtete.

Përndryshe, më së shumti mysafirë të regjistruar ishin nga Serbia, 22 për qind, pastaj Kosova 15,3, Bosnja dhe Hercegovina 13,3, Rusia dhe Shqipëria nga 8, ndërsa nga Gjermania 7,4 për qind.