Ozil kundër: Fëmijët ëndërrojnë triumfin në Ligën e Kampionëve, jo në Superligë

Mesfushori Mesut Oezil ka reaguar në lidhje me formimin e Superligës Evropian. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Mesut Ozil ka shkruar se Superliga Evropiane nuk do të jetë tërheqëse për tifozët e vërtetë të futbollit.

“Fëmijët rriten duke ëndërruar të fitojnë Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve – jo ndonjë Superligë. Kënaqësia e lojërave të mëdha është se ato ndodhin vetëm një ose dy herë në vit, jo çdo javë. Vërtetë e vështirë për tu kuptuar për të gjithë tifozët e futbollit”, ka shkruar Oezil.