“PA BIÇIKLETË”, BOTIM I RI I DAUT DAUTIT

INA
INA

26 Maj, 2023

Para pak ditësh doli nga shtypi libri më i ri i Daut Dautit. Pikërisht kjo vepër i përket “branshës” së tij, dhe siç mund të kuptohet nga teksti hyrës i tij, përmban ato zhanre gazetareske që i afrohen krijimtarisë letrare.

Kështu, aty janë përmbledhur dhjetëra reportazhe, udhëpërshkrime e rrëfenja të tjera të shkruara nga periudha të ndryshme të karrierës profesionale të autorit, të cilat, siç është shprehur në rrjetet sociale, i kanë bërë ballë dhëmbit të kohës, por dhe janë ngjyra kohësh, njëkohësisht. Në këtë kontekst, të këtij karakteri janë shkrimet nga vizita e pare në Shqipëri, në vitin 1990, para rënies së komunizmit, por dhe të tjera, nga rënia e komunizmit, në proceset e transformimit të madh shoqëror, por dhe nga hapësira të tjera gjeografike, si Ukrainë, Evropë dhe Amerikë.

Recensenti i librit, publicisti Nijazi Muhamedi veçon rëndësinë e reportazheve nga Shqipëria. “Vlerësia historike e e reportazheve nga vizita e parë në Shqipërinë komuniste në vitin 1990, si referencë duhet parë nga këndvështrimi se autori i saj e ka pasur rastin dhe privilegjin që të kapë atë ndërmjetkohë me kërshërinë e pozitivizuar në mënyrë të prajshme. Ky është horizonti që hapet që në reportazhin e parë për Atdheun “e lidhur dhe “të penguar” për të parë pjesët e tërësisë shqiptare jashtë tij jo vetëm për brezin e autorit, por edhe për etërit e atij brezi dhe të brezit të etërve tanë dhe për brezin e viteve tona”, shkruan Nijazi Muhamedi. “Shkuarja në Atdheun “e lidhur” dhe “të penguar” ka ndodhur vetëm “me kalë në ëndërr” për breza fëmijësh, pra, edhe për vetë autorin e reportazheve dhe del fare e kuptueshme pse në fillim të ciklit të reportazheve…shtegtimi përtej ëndrrës, nis me një remineshencë autobiografike(ëndrra që kur të vijë ditë me i ra kryq e tërthor me biçikletë vendit amë të ndaluar), që faktikisht përbën edhe një sekuencë autobiografike të brezit të autorit dhe më parë prej brezit të tij…”, nënvizon N.Muhamedi.

“Kjo përmbledhje reportazhesh e skicash, janë ajo pjesë e shkrimeve të cilat si autor më kthejnë prapë me pothuajse të njëjtin zell sikur kur i kam shkruar dhe meritojnë të përmblidhen në libër, që të mos humbin në kompletet e pluhurosura të gazetave, që lexuesi i rëndomtë vështirë se mund të ketë interes ose vullnet për të pasur qasje”, shkruan autori në fillim të librit “Pa biçikletë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

libra-te-grisur

MASH: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

IMG_1723

Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Të lirë” i Lea Ypit, shkrimtares dhe filozofes së njohur me renome ndërkombëtare

shkolla-nxenes-klasa

Nisin aplikimet për certifikimin e mësuesve shqiptarë në Diasporë

TIRANA

‘Java italiane’ në Shqipëri, Rama publikon videon: 60 evente të ndryshme që nga muzika deri tek arkitektura

biljana angelova

Biljana Angellova, rektore e re e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

universiteti-shkupit

Sot zgjedhjet për rektor të Universitetit të Shkupit

universiteti-i-tetoves-UT

Senati i Universitetit të Tetovës anuloi konkursin për zgjedhjen e rektorit

flamuri-kuq-e-zi

Më 10 qershor 2023, do të organizohet Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

FEMIJ

Bullizmi në shkolla, fenomen shqetësues

INFO

NA NDIQ