Një pjesë e komunave të Shkupit si Butel, Gazi Babë dhe Aerodrom sot do të mbeten pa energji elektrike.
Siç njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, pas marrjes së njoftimit nga EVN, nga ora 8 deri në 10, pa rrymë do të jenë konsumatorët nga një pjesë e rrugës “Natanail Kuçeviski” në vendbanimin Butel 1.
Nga ora 08:30 deri në ora 14:30, pa rrymë do të jenë konsumatorët nga rruga “Negotinska” në vendbanimin Hasanbeg, ndërsa nga ora 9 deri në ora 15:00 konsumatorët nga një pjesë e fshatit Lisiçë e Poshtme.
Shkak i ndërprerjes janë bërë ndërhyrjet teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.(INA)