Pa liri nuk ka jetë… edhe për shqiptarët në ish IRJM!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22/03/2023

shkruan: Afrim Ibrahimi

Idetë dhe ndjenjat liridashëse dhe patriotike me të cilat ishte brumosur Mujdin Aliu, një i ri shqiptar i lindur në fshatin Poroj të Tetovës, bënë që ai të rëmbente armën dhe ndër të parët t’ju bashkohej rradhëve të Ushtirë Çlirimtare të Kosovës, në luftën kundër ushtrisë okupatore serbe.

Mujdin Aliu ra dëshmor në vendin e quajtur Maja e Gllavës, Kosharë, gjatë luftimeve të ashpra me ushtrinë serbe, për të thyer kufirin shqiptaro-shqiptar, të cilin serbët përpiqeshin ta mbajnë me çdo kusht. Pikërisht kjo sakrificë e Mujdin Aliut dhe bahkëluftëtarëve të tij, përfaqëson simbolikën më të rëndësishme dhe shumë domethënëse – atë të refuzimit të kufijve në mes të shqiptarëve.

23 vite pas rënies dëshmor të Mujdin Aliut, Glauk Konjufca, kryetar i parlamentit të Kosovës, do të vinte në Tetovë, qytetin e lindjes së Mujdin Aliut, për t’ua kujtuar familjarëve dhe bashkëqytetarëve të tij, kufijtë dhe marrëdhëniet „e shkëlqyera“ mes Kosovës dhe shtetit komb të „maqedonasve“. Për t’i bindur ata, se vrasësit që granatuan dhe vranë bashkëfshatarët dhe bashkëqytetarët e Mujdin Aliut gjatë luftës së 2001, nuk janë aq „të këqinj“ sa vrasësit që vranë Mujdin Aliun në Kosovë.

Duke këkuar nga ata, që të bëjnë atë që Glauku,me të drejtë, refuzon ta bëjë në Kosovë – t’i falin vrasësit e tyre pa kërkuar ata falje dhe të bashkëqeverisin me ta. Duke këkuar ti bindi ata se e drejta për vetëvendsoje, që për shqiptarët në Kosovë rezultoi me pavarësimin e saj, për të cilën Mujdin Aliu dha jetën, nuk vlen për ta!
Shqiptarët e ish IRJM, ashtu si gjithe shqiptarët e tjerë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë patur dhe akoma kanë nevojë për prezencën me politika konsistente dhe largpamëse, të Prishtinës dhe Tiranës.

Dhe kjo prezencë, në forma të ndryshme, ka qenë vendimtare për ruajtjen e sigurisë, vetëdijes kombëtare, gjuhës, kulturës… Duke filluar me periudhën e artë të rilindjes kombëtare 1941 – 1944, kur në shumicën e qyteteve shqiptare u shtri administrata e shtetit shqiptar të bashkuar, duke hapur për herë të parë, administratën në gjuhën shqipe, shkollat e para shqipe, institucionet e para kulturore shqiptare… Duke vazhduar me kontributin e institucioneve arsimore dhe kulturore të Kosoves (në atë kohë Krahinë Autonome) në arsimimin dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare të studentëve shqiptar nga ish IRJM. Dhe duke përfunduar me mbështetjen që erdhi nga këto dy shtete shqiptare të pavarura, gjatë lufës së vitit 2001.

Por për fat të keq, kohëve të fundit kjo prezencë, që për mision kishte mbrojtjen e interesave kombëtare, ia la vendin ndikimeve të udhëhequra nga politika ditore, me interesa dhe motive krahinore dhe partiake. Institucionet e shtetit shqiptar, tregohen totalisht të painteresuar, përpos nevojës së herëpashershme të kryeministrit per teatër me partitë shqiptare të ish IRJM. Ndërsa prezenca e Vetëvendosjes, partia e vetme nga Kosova që tregoi interesimin për hapsirën politike të shqiptarëve në ish IRJM, para dhe pas ardhjes në pushtet, karakterizohet me mosnjohje të rrethanave politike dhe politikë jokonsistente, shkurtpamëse dhe stihike.

Prezencë që filloi me urimet për fitoren e LSDM-se kundër VMRO-së të „korruptuar dhe antishqiptare“ dhe përfundoi me përkrahjen e koalicionit të ASH e më vonë LB me VMRO kundër LSDM-së të „korruptuar dhe antishqiptare“. E painteresuar për nevojën e shqiptarëve për të drejta kolektive përmes ridefinimit të kushtetutes dhe shtetit, por shumë aktive në përkrahjen e partive „opozitare“ të cilësuar si „e keqja më e vogël“, në „luftën“ e tyre kundër BDI-së të cilësuar si „e keqja më e madhe, me „kauzën“ e vetme, për ta zëvendësuar atë në pushtetin unitar të ish IRJM.

Pikërisht kjo politikë ditore solli para pak ditësh Glauk Konjufcën në Tetovë në mbështetje të partisë erdoganiste „Besa“, duke degjeneruar një datë të rëndësishme të 25 vjetorit të rënies së Jasharajve, në një miting propagandistik partiak, ku defilonin të krekosur para kamerave „ministrat e ardhshëm“ të „Besës“ në qeverinë „në ardhje“ të VMRO. Po kjo politikë ditore, prodhoi edhe teatrin e shëmtuar ku partia tjetër erdoganiste, Alternativa, do të luante aktin e parë, “patriotik”, me kërkesën për “Asociacionin e Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, me “kompetenca të njëjta me ato që Bashkësia Ndërkombëtare do t’u jepte serbeve në Kosovë”. Ndërsa Glauk Konjufca do të luante aktin e dytë “kritik dhe konstruktiv”, me mesazhin drejtuar shqitparëve, por për veshët e bashkësisë ndërkombëtare, se “nuk ka zgjidhje territorial për probleme etnike”.

Shqiptarët në ish IRJM do të vazhdojnë të përkrahin pa rezerva qëndrimin e drejtë të Vetvendosjes ndaj presioneve të fundit, lidhur me të ashtuquajturin “normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë” e në veçanti lidhur me kërcënimin që përfaqëson “Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë” për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit të Kosovës dhe në përgjithësi të gjithë shqiptarëve. Duke qenë shumë të vetëdishëm se nuk ka një zgjidhje të lehtë për ata që kanë marrë mandatin si përfaqësues të Kosovës, përveçse shtrëngimi i dhëmbëve dhe ngulja këmbë në refuzimin e kërcënimit që “Asociacioni i Komunave Serbe” përfaqëson për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Por shqiptarët në ish IRJM nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë që e drejta e tyre për ridefinimin e shtetit të ish IRJM, në funksion të të drejtave të tyre kolektive si grup etnik që përfaqëson së paku 30% të banorëve në shtet, të keqpërdoret për teatër, duke bërë paralelizma të papranueshëm, me asociacionin e kërkuar për serbët në Kosovë. Sepse, ashtu siç tha edhe Glauk Konjufca në fund të falimit të tij në akademinë solemne mbi “Epopene e UÇK-së,”, për sinqeritetin e të cilit na bëri të dyshojmë, edhe për shqiptarët në ish IRJM “pa liri nuk ka jetë”!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sulejman selimi

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

besar durmishi

Besar Durmishi: Sot festojmë sepse kemi rezultat historik

arben-taravari-ali-ahmeti

Taravari demanton se ka takuar Ahmetin

Izet Mexhiti

Mexhiti: Regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie!

vanja

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

arben taravari

Taravari: Gostivari është Kala që nuk mposhtet!

bujar osmani

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

dimit

Taravari me fitore të ngushtë në Gostivar, Dimitrievski fitoi në Kumanovë

kurti gjermani

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

INFO

NA NDIQ