Pa u bë njeri s’mund të jesh as shqiptar as besimtar i mirë!

Picture of INA
INA

18/08/2024

Nga Kim Mehmeti

Më vjen për të vjellë kur shoh se te ne edhe bamirësia është shndërruar në biznes që të bënë pasanik dhe si trimat e lagjeve tona që edhe të huajën e grabisin dhe e shpallin të veten, i varrosim me nderime dhe i barazojmë me heronjtë tanë që çdo gjë që kishin ia dhanë shqiptarisë.

Dhe më kap një marramendje sa herë që dëgjoj t’i këndohet dashurisë sonë ndaj tokës ku kemi lindur, e ndërkohë lumenjtë, bregdetin, fushat dhe livadhet… tona janë shndërruar në kazanë plehrash, ku e kallim dhe e djegim llomin që na ka mbuluar, e tymi i të cilave zjarri i mbulon vendbanimet tona duke i bërë ato të duken si Gaza, të cilën të papenguar, e rrënojnë dhe bombardojnë izraelitët.

Më duket shumë gënjeshtare dhe më mërzitë mburrja jonë me besën, moralin, ndershmërinë… që na dallon, sepse e di që njeriu nuk lëvdohet me atë që e ka, e as e veçon atë që e stolisë dukjen e tij, por vuan për të munguarat dhe për ato që ëndërron t’i ketë.

Më shkakton turbullira të padurueshme kur shoh se si shumica prej nesh, ende nuk e kanë kuptuar se parakusht për të qenë shqiptar i vyer dhe i pëlqyer i Zotit, është të jesh Njeri i mirë.

Dhe është shumë e lehtë për ta kuptuar nëse e ke plotësuar këtë parakusht: nëse ndjen bezdi ndaj sjelljes së shëmtuar të cilitdo njeriu, ti je bërë e mira e vetvetes dhe e vyeshmja e shqiptarisë! (Kim Mehmeti)

TË FUNDIT
7 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
10 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
12 orë
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!
13 orë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së
15 orë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

ME TE LEXUARA

1 ditë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
21 orë
Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura
20 orë
Rasti "Krmzov": Akuza për kontrabandë, borxhe ndaj DAP dhe llogari bankare të bllokuara!
15 orë
Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!
15 orë
Mashtrim i ri në Maqedoni – Facebook i rrejshëm këtë herë kërkon përditësim të të dhënave
15 orë
VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës

LEXO MË SHUMË

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

bujare abazi

VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës

iphone- telefon mobil

Mashtrim i ri në Maqedoni – Facebook i rrejshëm këtë herë kërkon përditësim të të dhënave

adnan azizi

Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!

auto_korrupsion1511207587

Rasti “Krmzov”: Akuza për kontrabandë, borxhe ndaj DAP dhe llogari bankare të bllokuara!

INFO

NA NDIQ