“6 vite jam këtu nuk kam vendim, ndërsa dikush tjetër ka ardhur tani 3-4 muaj kanë marrë vendime. Ne shumica nuk kemi marrë që jemi 6-7 vite”, u shpreh për TV21 një punonjës i “Higjenës Komunale”.
Ky punonjës i “Higjienës Komunale” në Shkup, i cili kërkoi që t’i ruhet identiteti, shpalosi për TV21 problemet, që sipas tij, i kanë shumica e punëtorëve në këtë ndërmarrje publike. Përveç se ankohet për pagat e ulëta, shprehet se në janar nuk kanë pasur as sigurim shëndetësor, gjë që u ka shkaktuar harxhime shtesë për të shkuar në mjek.
Punonjësi i “Higjenës Komunale”: Për sigurimin këtë muaj nuk na e kanë paguar të gjithë, deri me 15-tin nuk kemi pasur aspak, kemi paguar privat.
TV21: A ju ka kushtuar shtrenjtë?
Punonjësi i “Higjenës Komunale”: Nën 3 mijë denarë nuk ka qenë për një fëmijë.
Punonjësi i “Higjenës Komunale”:Për pagat i kemi më të dobëta nga të gjitha kompanitë. 25 mijë denarë paga është. K15 nuk na kanë dhënë aspak.
Punëtori theksoi edhe mungesën e mjeteve të punës dhe kamionëve, të cilët sipas tij, kanë kapacitet më të vogël se sa ata mbledhin mbeturina. Teksa foli për kushtet e punës, tha se detyrohen të punojnë jashtë orarit dhe kjo nuk u paguhet.
PUNONJËS NË NP “HIGJIENA KOMUNALE” SHKUP
00:13-00:23/ 8131
Punonjësi i “Higjenës Komunale”: Me pushu nuk pushojmë aspak, ka 4-5 muaj nuk ka punëtorë “non-stop” në punë jemi.
TV21: Pa asnjë ditë të lirë?
Punonjësi i “Higjenës Komunale”: Pa asnjë ditë të lirë!
TV21: A u paguhen ato shtesë?
Punonjësi i “Higjenës Komunale”: Jo ka 16 orë shtesë në muaj na i paguajnë më shumë jo!
Për shqetësimet që ngre ky punonjës, pyetëm drejtorin e “Higjienës Komunale” Sabahudin Rustemi.
“Gjatë javës së kaluar janë servisuar 15 automjete speciale komunale kamionë. Do të bëjmë përpjekje që të gjithë që janë të punësuar përmes APP-së, të marrin Vendime. Lartësia e rrogës së punëtorëve është e rregulluar në përputhje me Sistematizimin dhe Rregulloren e rrogës nuk i përcakton Drejtori i Ndërmarrjes”, u shpreh Sabahudin Rustemi – drejtor i NP “Higjiena Komunale” Shkup.
Drejtori Rustemi po ashtu siguroi se të gjitha orët shtesë punëtorëve u paguhen rregullisht, në përputhje me procedurat.