Pacientët e Onkologjisë bashkëpunojnë me Prokurorinë, informacione shtesë nga 10 qytetarë

Picture of INA
INA

11/09/2023

Tre pacientë, të cilët janë duke u trajtuar nga kanceri do të vëzhgojnë nga afër procesin para hetimor që po zhvillohet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup. Për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie të procedurës, nga Prokuroria Themelore Publike do të lejojnë që tre pacientët të kenë qasje në dosjet e mbledhura nga grupi hetimor, shkruan Alsat.

Paraprakisht, ata duhet të nënshkruajnë deklarata që të garantojnë fshehtësinë e procedurës dhe të dhënat personale në të cilat do të kenë qasje. Në bazë të kërkesës së pacientëve onkologjikë të paraqitur në takimin e mbajtur më 7 shtator, Prokuroria sot do të kërkojë nga organizata joformale përmes së cilës pacientët të paraqesin kërkesat e tyre për të zgjedhur tre pacientë onkologjikë, të cilët do të kenë pasqyrë të drejtpërdrejtë në provat e mbledhura gjatë gjithë procedurës dhe në veprimet e ndërmarra. Përveç këtyre, linjat janë të hapura të denoncohet çdo informacion tjetër.

“Po ashtu, gjatë ditës së sotme me Prokurorin Publik kompetente janë kontaktuar përmes telefonit rreth 10 qytetarë, të cilët dëshirojnë ta ndihmojnë procedurën me dijeninë e tyre. Prokuroria inkurajon të gjithë qytetarët që kanë informacione në lidhje me këtë rast që të lajmërojnë organet kompetente”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Përderisa organet kompetente zotohen se po punojnë me gjitha kapacitet, për VMRO DPMNE-në po hymë në javën e dytë që nuk ka asgjë zyrtare për rastin. Zëdhënësi i partisë Naum Stoilkovski, tha se Prokuroria Publike e ka detyrimin të dalë publikisht dhe të ndajë njohuritë për këtë skandal.

“Pas 10 ditësh Prokuroria Publike nuk del në publik për të shpallur detaje që nuk do ta cenojnë rastin. Dhe pas 10 ditësh në klinikë po punojnë të njëjtët mjekë, i njëjti staf. Të njëjtat parti që emërojnë drejtorët e asaj klinike janë ende në pushtet dhe kështu mund të ndikojnë në hetim. Dhe me të gjitha këto shkatërrojnë besueshmërinë e klinikës, besueshmërinë e mjekëve në tërësi, besimin e publikut në shëndetësi, institucionet dhe shtetin”, u shpreh Naum Stoilkovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Ndërkaq, ndryshe e komenton LSDM-ja. Sipas tyre MPB-ja dhe Prokuroria, për herë të parë pas 20 vitesh, hynë në Onkologji dhe nisën pastrimin. Ata thonë se DPMNE ka rënë aq poshtë sa po keqpërdor pacientët dhe me veprimet e saj po mundohet të dëmtojë gjithë procedurën.

Nga LSDM thonë se hetimi nuk duhet të jetë subjekt i manipulimeve politike, por i tillë është kapaciteti i DPMNE-së. Sipas tyre, kjo vërteton se Mickoski ka frikë se çfarë do të tregojë hetimi, për gjithçka që është bërë në Onkologji me skemën e tmerrshme të krijuar shumë vite më parë./Alsat

TË FUNDIT

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

Trump: Brenda 3 javëve i tregojmë çdo vendi sa do paguajnë për të bërë biznes me SHBA

Mesazhi i Ali Ahmetit nga Haraçina

VIDEO/Ndarja e komunave për zgjedhjet, Sela: Nuk do të pranoj përulje apo nënçmim

Rama me krimin harxhoi 70 milionë euro për vota, fali 200 milionë euro gjoba, reagoi Berisha nga protesta në Tiranë

Albrim Hoxha: Jam “ushtar” i Aleancës dhe VLEN-it, gjithmonë kundër BDI-së!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË