Pacienti debat me kardiologun, nxjerr armën dhe e qëllon për vdekje në klinikë

Një kardiolog mbeti i vrarë pas një debati me një pacient.

Ngjarja ka ndodhur brenda klinikës së mjekut në rrugën “Bassanesi” në Favara, në provincën e Agrigentos në Itali.

Specialisti që u vra ndërsa ishte në punë quhej Gaetano Alaimo.

Policia italiane thotë se ka identifikuar autorin e vrasjes, i cili dyshohet të jetë një i ri dhe po punon për kapjen e tij./Almakos