Pacolli: Në Tiranë në emër timin kanë kërkuar para, mos bini pre e mashtrimeve

Picture of Ina Online
Ina Online

02/04/2025

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë sot të ditur një person i panjohur ka përdorur fotografinë e tij dhe ka imituar numrin e telefonit, duke kërkuar para në Tiranë në emër të tij.

Pacolli në një postim në Facebook ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e tyre, pasi nuk është ai.

Tutje, Pacolli thekson se shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

Lexoni të plotë postimin e Pacollit (pa ndërhyrje)

LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.

Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër.

Mesazhet ishin të tipit:

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro.

Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para.

Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!

Unë nuk kërkoj para nga askush.

Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt.

Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj.

Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!.

TË FUNDIT

Hithra e kuqe: Një Thesar i Fshehur me Vlera Mjekësore dhe Praktike

Rozana përlotet teksa po thante flokët, Egli qëndron pranë saj

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar, 3 të vd’ekur dhe 8 të lënduar në një ak’sident komunikacioni

Valbon Limani pret në takim Burim Dautin, gostivarasin që u zgjodh këshilltarë Ternitzit të Austrisë

Dimitrovski: Aleancat e reja ushtarake në Ballkan mund të jenë të rrezikshme

Taravari bisedime për kandidatin e mundshëm për kryetar komune në Tetovë?!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË