Pacolli: Për taksën vendos qeveria e Kosovës, askush tjetër

0

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Gjermani.

Ai atje ka folur edhe për taksën 100% ndaj produkteve serbe të vendosur nga Qeveria.

“Këtë e përmenda edhe sot brenda edhe në konferencën për shtyp. Këtë ta dijnë, veprimi ka qenë i yni dhe i Kosovës, dhe askush nuk ka drejtë të hidhërohet ose ta kundërshtojë këtë për arsye se kush është ai që ka thyer normat e CEFTA-s është Serbia”, ka thënë Pacolli për Zonën e Debatit pas takimit të tij me homologun gjerman Maas.

Pacolli deklaron së këto i ka thënë edhe në takimin me ministrit të jashtëm gjerman.

“Maas e kupton këtë dhe qeveria gjermane kupton – një gjë tjetër është që ne duhet të krijojmë parakushte për të fasilituar dialogun është krejtësisht tjetër”.