Pacolli tregon bisedën me një zyrtar të IATA rreth rastit të Presidentes: S’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin

Picture of ina-online
ina-online

03/08/2024

Kryetari i Aleancës Kosova Re, Behgjet Pacolli ka thënë se kryesuesi i departamentit të sigurisë së pasagjerëve të asociacionit IATA nga Toronto, i ka konfirmuar se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan.

Kjo çështje sipas tij u ngrit pas ndalesës që i është bërë presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, shkruan Gazeta Express.

“Sot isha në një udhëtim të shkurtër në Itali me kryesuesin e departamentit të sigurisë së pasagjerëve të asociacionit IATA nga Toronto. Ra fjala për ngjarjen në Shkup. Ai më konfirmoi (atë që edhe unë e dija) se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë. Në rast se ndonjë pasagjer refuzon kontrollin nga shërbimi i sigurisë, këta të fundit, ndër të tjera, informojnë pilotin e aeroplanit përkatës dhe piloti vendos automatikishtë që aeroplani të mos ngrihet në ajër”, tha Pacolli.

Tutje ai deklaroi se nuk ka instancë që ta urdhërojë pilotin që ta nis aeroplanin nëse ai është informuar se në bord mund të ketë pasagjer te pa kontrolluar.

“Përndryshe nuk ka instancë qe urdheron pilotin të nis aeroplanin nese ai është informuar se në bord mund të ketë pasagjer te pa kontrolluar. Kjo ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ku piloti ka refuzuar të nisë udhëtimin me pasagjerë që nuk i janë nënshtruar kontrollit të sigurisë, dhe për këtë arsye është shkaktuar vonesa e madhe e nisjes së aeroplanit me shumë pasagjerë brenda. Sa i përket klonimit të telefonit, është naive të thosh se telefoni mund të klonohet ndërsa kalon në makinerinë X-ray”, tha tutje Pacolli.

TË FUNDIT
12 orë
Vazhdojnë konvertimet në fenë katolike, vetëm sot rreth 100 persona, mes tyre edhe ish-rektori i UP’së
18 orë
Konjufca priti Spiropalin në Prishtinë: Për Shqipërinë, kosovarët luftuan me dekada (VIDEO)
19 orë
Kryeministri Kurti siguron libra falas për nxënësit e Luginës së Preshevës
20 orë
KFOR: Ruajmë praninë e përhershme në urën mbi lumin Ibër
22 orë
Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

konvertimet katolik nga musliman mysliman

Vazhdojnë konvertimet në fenë katolike, vetëm sot rreth 100 persona, mes tyre edhe ish-rektori i UP’së

Glauk Konjufca Elisa Spiropali

Konjufca priti Spiropalin në Prishtinë: Për Shqipërinë, kosovarët luftuan me dekada (VIDEO)

Kurti Shaip Kamberi

Kryeministri Kurti siguron libra falas për nxënësit e Luginës së Preshevës

xhelal svecla ura ibrit veri

KFOR: Ruajmë praninë e përhershme në urën mbi lumin Ibër

ramush-haradinaj-600x360-1

Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush

kurti svecla veri

Vihet gurthemeli i stacionit policor në Leposaviq (FOTO)

kfor gjerman

KFOR shton patrullimet në Kosovë: Situata në Veri, e qetë, por e brishtë!

Glauk Konjufca

Konjufca thotë se emisari i Gjermanisë e “ledhatoi Serbinë”: Rruga është barazia si dy shtete

Christopher Hill Kristofer

Serbia po armatoset, Hill ‘befason’ sërish – çfarë po fshihet pas deklaratave të fundit të ambasadorit amerikan?

INFO

NA NDIQ