Padi penale ndaj kompanive dhe “Lidhjes Ndërkombëtare” të lidhur me Boki 13

0
Bojan Jovanovski - Boki

Në Lidhjen Ndërkombëtare, kryetar i së cilës është Bojan Jovanovski, janë kryer dy kontrolle për tatimin mbi fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat personale në periudhë prej 2017 deri në vitin 2019. Lidhja nuk ka pasur kontabilist. Të ardhurat që i ka realizuar fare nuk janë regjistruar, e as nuk është paguar tatim.

“Në dhjetor të vitit 2017 janë lidhur dy marrëveshje me GP Pelister dhe Drim Bilding për realizim të platformës për ndërtim të një kompleksi evropian për të rritur dhe për shërbim mobil. Marrëveshjet nuk janë verifikuar te noteri. Të dy personat juridikë, kanë bërë pagesë ndaj Agjencisë së autorëve të Maqedonisë sa u takon faturave hyrëse, por projektin për të cilin kanë paguar, inspektorët nuk e gjetën”, thon; nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Sipas marrëveshjeve, paratë nga kompanitë ndërtimore duhej të transferoheshin në xhirollogari nga Lidhja Ndërkombëtare përmes Agjencisë, por kjo nuk ka ndodhur. Paratë kanë përfunduar te dy persona fizikë – Jasna Mandiq, si koordinatore e projektit dhe Liljana Todoroviq, si bartëse e projektit. Për këtë transferim, Agjencia nuk ka pasur marrëveshje me Mandiqin dhe Todoroviqin.

Të gjitha këto gjetjet, DAP-i dje ia ka dorëzuar kryetarit Bojan Jovanovski, por ai ka refuzuar t’i pranojë me arsyetim se ka dhënë dorëheqje nga ai post në Lidhjen Ndërkombëtare.
Kur inspektorët e DAP-it e kanë vizituar 1TV, kanë konstatuar se ka gjëra që mungojnë. Pajisje televizive, kuzhina, mobilje… Në pyetjen se ku janë, u ishte thënë se Bojan Jovanovski i ka shitur, e si dëshmi për këtë, kanë paraqitur fatura me taksë të llogaritur.

“Gjetëm fatura për bujtje në hotele, bileta avioni për persona që nuk janë të punësuar në 1TV. Nga ana e DAP-it, kjo është klasifikuar si të ardhura personale pa tatim të llogaritur. Në vitin 2018, Jasna Mandiqit, e cila nuk është pronare e 1TV, i është paguar dividendë, edhe atë në mënyrë të paligjshme. Ne edhe mbi këtë e llogaritëm tatimin personal”, thonë nga DAP.

Sipas informacioneve të DAP-it bëhet fjalë për shumë milionëshe. 1TV, në vitin 2018 i ka dhënë huamarrje BMJ Media Grupit, por ato para kurrë nuk janë kthyer në televizion. Nga ana e DAP-it është bërë tatim i mjeteve. Nëna e tij, ka dhënë në xhip në përdorim për nevojat e 1TV. Por, nga DAP-i thonë se kur diçka merret me qira, duhet të llogaritet edhe tatimi. Për 1TV nuk do të ketë padi penale, por do të paguhet vetëm taksa e përllogaritur. Në 1TV ka pasur 46 të punësuar, kurse honorarët e personave të tjerë u ishin paguar përmes Agjencisë së autorëve. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike shtojnë se gjatë kontrolleve, është shfaqur një person i ri fizik, i cili është prezantuar si pronar i ri i 1TV dhe BMJ Media Grup dhe ka thënë se do t’i shlyejë të gjitha kërkesat. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë, i cili deri më tani nuk ka qenë pjesë e biznesit të mediave dhe nuk është i njohur për opinionin publik.