Padi penale ndaj një kompanie nga Tetova për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit dhe keqpërdorim me valutë të huaj

Picture of Ina Online
Ina Online

28/04/2025

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi juridik nga Tetova, ndaj I.C. (40) nga Tetova – menaxher i personit juridik, dhe A.H. (30) nga Tetova – i punësuar në personin juridik, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “organizim i lojërave të fatit pa licencë ose leje nga organi kompetent” dhe “inkasim ose pagesë e palejuar në para të gatshme të huaja”.

Më 03.10.2024, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike kryen kontroll në subjektin juridik, ku konstatuan se organizoheshin lojëra të fatit, megjithëse kishte një vendim të mëparshëm të DAP-it që ndalonte organizimin e tyre për 30 ditë. I dyti i akuzuar, në cilësinë e menaxherit, kishte mundësuar organizimin e lojërave të fatit dhe lojërave argëtuese në subjektin juridik, ku në arkë u gjetën 298.000 denarë dhe 100 euro pa fatura fiskale, të cilat u konfiskuan nga DAP-i.

I treti i akuzuar, në cilësinë e të punësuarit, kishte organizuar lojëra të fatit dhe lojëra argëtuese dhe gjatë kontrollit në telefonin e tij u konstatua se përdorte një faqe interneti me të drejta administrative për të krijuar përdorues të tjerë. Gjithashtu, u gjet një listë e lojtarëve aktivë dhe kredive të disponueshme në vlerë prej 389.293 denarësh, si dhe një listë e debitorëve, ndërsa gjatë turnit të tij kishte bërë pagesa dhe inkasime në valutë të huaj.

TË FUNDIT

Ndodh ajo që i frikësoheshin të gjithë, Egli merr vendimin shokues në lidhje me veten pas daljes nga Bigu

FSK dhe Ushtria Amerikane Forcojne Aleancën Strategjike: Nenshkruhet Marrëveshja Historike per Sigurine dhe Teknologjin e Avancuar

Liderët politikë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Presidenten Osmani

Fetahu: Me ardhjen time në BFI, të gjitha xhamitë u kthyen në kontroll të BFI-së

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Kiara po bëhet me shtëpi të re, ka një hall për vajzën

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË