Padia për shpifje ndaj Berishës, Veliaj paraqitet në SPAK

Picture of INA
INA

08/05/2023

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme në SPAK.

Veliaj ka shkuar në institucionin e lartë të drejtësisë për seancën e parë të gjyqit me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për shpifje për deklaratat që ka bërë në lidhje me Iranin.

Ish-kryeministri disa kohë më parë në një deklaratë që bëri për mediat tha se Veliaj është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin.
“Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane, është Erion Veliaj. Udhëtimet e Erion Veliajt në Teheran, gjatë periudhës që unë kam qenë kryeministër, kanë qenë frekuente dhe reale, sipas agjencive të vendeve partnere. Cila ishte lidhja e Erion Veliajt me Teheranin, nuk kam arritur ta zbuloj. Di që udhëtim ka bërë edhe Edi Rama. Në atë rast, sipas disa informacioneve jo të plota, ka qenë një mbledhje e Internacionales Socialiste. Se çfarë dimensioni kanë lidhjet e Erion Veliajt dhe a janë lidhje biznesin, apo lidhje të tjera, këto nuk i di. Di që bënte udhëtime frekuente në Teheran”, theksoi Berisha.

TË FUNDIT

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Osmani: Kosova e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Të dielën do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

Mickoski nga Tirana: Kemi arritur marrëveshje me Britaninë, që do të sigurojë cikël investimesh në vlerë të 6 miliardë €

A do të shpenzojë Maqedonia më shumë për mbrojtje? Rubio kërkon nga anëtaret e NATO-s 5% të BPV-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË