Paditet Millorad Dodik

Picture of INA
INA

05/05/2025

Nënpresidenti i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Igor Stojanoviq, njoftoi më 5 maj se ka dorëzuar padi në Zyrën e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kundër presidentit të entitetit Republika Sërpska, Millorad Dodik, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Stojanoviq tha, në një postim në Facebook, se Dodik ka bërë deklarata gjatë paraqitjeve publike, të cilat fyen dinjitetin e boshnjakëve dhe “shkelën të drejtën e fesë dhe kulturës, dhe liritë themelore, që garantohen nga Kushtetuta dhe e drejta ndërkombëtare”.

Duke folur para gazetarëve, më 29 prill, pas një takimi të koalicionit qeverisës në Republikën Sërpska, Dodik prezantoi tezën që zgjidhje për Bosnje e Hercegovinën është që boshnjakët “të kthehen në fenë e paraardhësve të tyre, që Bosnje e Hercegovina të jetë me shumicë serbe”.

Duke mohuar identitetin e boshnjakëve, ai fyeu ata duke i quajtur “të konvertuar”.

Stojanoviq theksoi se ai ka obligim “institucional dhe moral që të reagojë kur kërcënohen themelet e shtetit – barazia, siguria dhe dinjiteti i qytetarëve të saj”.

“Heshtja përballë gjuhës së urrejtjes nuk është opsion. Bosnje e Hercegovina është shtet i të gjithë njerëzve dhe qytetarëve të tij. Themelet e saj janë mbi luftën kundër fashizmit, mbi lirinë dhe barazinë.

Është patriotizëm të mbrosh dinjitetin e çdo qenieje njerëzore dhe të mbrosh vlerat mbi të cilat bazohet ky vend”, theksoi ai.

Zyra e Dodikut më herët nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë se pse presidenti i Republikës Sërpska bën komente fyese ndaj boshnjakëve, dhe nëse ai beson se ato përbëjnë gjuhë të urrejtjes.

Nenet e Kodit Penal të Bosnje e Hercegovinës ndalojnë “nxitjen publike dhe nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore apo fetare”, dhe parashohin dënim me burgim.

Dodik është në kërkim nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës dhe nga Zyra e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës, për shkak se ai po refuzon të përgjigjet për marrje në pyetje për “sulm ndaj rendit kushtetues të vendit”.

Fletarrestim është lëshuar edhe për kryetarin e Asamblesë së Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq, dhe për kryeministrin e entitetit, Radovan Vishkoviq, të cilët po ashtu dyshohet ta kenë kryer krimin e njëjtë./REL

TË FUNDIT

Kasami: Shumica parlamentare do të zgjerohet

Ziadin Sela uron Edi Ramën: “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria“

Egli shfaqet siç nuk e keni parë asnjëherë më herët (FOTO)

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

LIVE/Numërohen gati 80% e votave, PS humb një mandat, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit

Egli Tako paralajmëron ndjekësit me këtë foto

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË