Padova mbështet fuqishëm Muharrem Salihun për Eurodeputet

Picture of ina-online
ina-online

19/05/2024

Kandidati i parë italo-shqiptar për deputet në Parlamentin Evropian, Muharrem Salihu, vazhdon fushatën e tij në Italinë veri-lindore, ku dje u takua me komunitetin shqiptar në Padova dhe Abano Terme për të prezantuar kandidaturën e tij dhe për të kërkuar mbështetjen e bashkatdhetarëve në zgjedhjet evropiane që do të mbahen më 8 dhe 9 qershor.

Salihu përsëriti qëndrimin e tij se shqiptarët janë pjesë e Evropës dhe se ajo do jetë e kompletuar atëherë kur edhe ata të jenë integruar plotësisht në të. ‘‘Nevoja për një zë shqiptar në Parlamentin Evropian është thelbësore për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe për të shtyrë iniciativat tona, andaj edhe bashkëpunumi në këto momente është shumë i rëndësishëm.’’ – tha Salihu. Ai më tej theksoi rëndësinë e këtij momenti historik për çdo shqiptar, që të dëgjohet dhe të perfaqësohet në Parlamentin Evropian.

Në këto takime të pranishëm ishin edhe mysafirë të shquar nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora shqiptare në Evropë, të cilët folën për veprat e Muharrem Salihut dhe rëndësinë e kësaj kandidature unike për komunitetin shqiptar.

Vizita e Muharrem Salihut në këto qytete shënon një hap të rëndësishëm në fushatën e tij për Parlamentin Evropian. Me afrimin e zgjedhjeve më 8 dhe 9 qershor, mbështetja për të vjen duke u rritur ndërsa pjesëmarrja e komunitetit shqiptar në procesin zgjedhor mbetet thelbësore.

TË FUNDIT
15 orë
FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia
18 orë
Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani
1 ditë
Nuk ka tubim në Zvicër pa flamur shqiptar, sidomos në ato sportive. Kjo u pa edhe në EURO 2024
2 ditë
Punëtorit nga Maqedonia i bien përmbi 800 kg, lëndohet rëndë
2 ditë
Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!

ME TE LEXUARA

18 orë
Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani
15 orë
FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia

LEXO MË SHUMË

izer aliu

FC Aarau përforcohet me djaloshin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia

policia gjermane gjermani

Shqiptari 33 vjeçar dënohet me 13 vjet burg në Gjermani

shqiperi-zvicer-587x396-1

Nuk ka tubim në Zvicër pa flamur shqiptar, sidomos në ato sportive. Kjo u pa edhe në EURO 2024

slloveni punetor

Punëtorit nga Maqedonia i bien përmbi 800 kg, lëndohet rëndë

Antonio Bellushi

Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi! Apostull i shqiptarizmës!

Foto:Ilustrim

Punë në Slloveni, mbi 6 mijë punëtorë nga Maqedonia e Veriut morën lejet

viza gjermane

Gjermania edhe më shumë do t’i lehtësoj masat për punëtorët e huaj të kualifikuar

danimarka kopenhagen

Ky është vendi evropian për të jetuar, pushimi vjetor deri 5 javë dhe rroga mesatare deri 5.000 euro

perleshje tifozet serb

Përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë, shkak janë bërë shqiptarët (VIDEO)

INFO

NA NDIQ