Padrejtësi ndaj shoqatave më të vjetra shqiptare, reagimi i Ansambleve dhe Shoqërive të njohura

Picture of designer@fetishimedia.ch

21/02/2022

Shoqëritë dhe Ansamblet e njohura shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar ndaj programit për mbështetje të Ministrisë së Kulturës.

Reagim i përbashkët është bërë nga: AKV “Emin Duraku” Shkup, SHKASH “Xheladin Zeqiri” Tetovë, AKV “Bajram Shabani” Kumanovë, AKV “Ibe Palikuqi” Shkup(shoqatë që fitoi dy projekte në konkurs por që solidarizohet me shoqëritë simotra).

Ja reagimi i plotë:

Pas shpalljes së rezultateve të konkursit nga Ministria e Kulturës e RMV-së jemi thellë të indinjuar me anashkalimin total dhe padrejtësinë që iu bë shoqatave më të vjetra shqiptare në RMV duke mos iu ndarë asnjë qindarkë me preteks për shkelje ose ndonjë gabim administrativ në konkurim.
E nderuara Ministre, zonja Bisera.

Sa për informatë (se e dimë se se keni) ansamblet tona bashkarisht kanë 270 vjet traditë, vetëm brenda një viti çdokush kemi nga 30 aktivitete, festivale brenda dhe jashtë vendit si dhe pjesmarje në shumë manifestime të organizuara edhe nga Institucioni që e udhëheqni Ju.
Kemi së bashku rreth 400 anëtar aktiv, aktiviteti i të cilëva lidhet direkt nga përkrahja e Ministrisë.

Ne, historikisht kemi qenë themeli i kulturës shqiptare ndër vite, ne e formuam Ansamblin Shqiptar në RMV, nga ne kanë dalë shumë artistë që sot janë personalitete të respektuara brenda dhe jashtë vendit dhe nuk është e pranueshme që ky problem mos ishte zgjidhur me mjeshtri dhe lehtësi ashtu siç ka ndodhur vitet e kaluara duke na informuar dhe duke i përmirsuar lëshimet.

Gjithashtu u bëjmë thirje përfaqësuesve shqiptar në Ministrinë e Kulturës që të reagojnë dhe të jenë më syçelë ndaj një vendimi të një ministreshe të re e cila as që e njeh realitetin shqiptar dhe vlerat tona. Ne i falemnderojmë anëtarët e komisioneve të cilët i kanë kaluar të gjitha projektet tona dhe në të njejtën kohë na kanë informuar, gjithashtu jemi të lumtur për të gjitha shoqatat shqiptare që u financuan për këtë vit, por të problematizohen simbolet dhe shtyllat kulturës kjo është e papranueshme dhe shumë e dyshimtë.

I bëjmë thirje zonjës Ministre dhe përfaqësuesve tanë në atë Institucion që të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për këtë problem sepse ne nuk do të ndalemi këtu. Ju duhet të jeni në shërbim tonin dhe jo e kundërta, ne tu shërbejmë juve. Ky është reagimi i parë dhe kërkesë që bashkarisht të gjejmë një zgjidhje, ne nuk do të ndalemi këtu dhe do të vazhdojmë deri në përmbushjen e kërkesave tona legjitime.(INA)

TË FUNDIT

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

Taravarit i ik edhe një deputet – Mimoza Musa vazhdon me Arben Fetain në VLEN

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon

ME TE LEXUARA

1

Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit
1
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

LEXO MË SHUMË