Paga minimale 18 mijë denarë, zyrtarizohet marrëveshja, Kovaçevski sqaron kushtet

Iliria News Agency
Iliria News Agency

7 Shkurt, 2022

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi propozimin e Lidhjes së Sindikatave (LSM) që paga minimale të jetë 18.000 denarë.

Paga minimale do të paguhet nga muaji prill, por do të jetë e vlefshme për pagën e muajit mars.

Qeveria do të ndihmojë kontributet e rreth 80 mijë punonjësve në sektorin publik dhe privat që do të marrin pagën minimale.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski bashkë me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve njoftoi për vendimin.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur që mund të njoftoj se kemi arritur një marrëveshje me Federatën e Sindikatave dhe punëdhënësit. 80.000 bashkëqytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin së paku 18.000 denarë”, ka theksuar kryeministri Kovaçevski.

Kjo shumë, siç tha ai, tregon për rritje të pagës neto të këtyre punëtorëve për rreth 45 euro në muaj.

“Kemi premtuar dhe zbatuar masa që ndihmojnë drejtpërdrejt standardin e jetesës. Në një vit jashtëzakonisht të krizës, vit të krizave evropiane dhe botërore, ne mbetemi të fokusuar në mbështetjen financiare të qytetarëve”, ka theksuar Kovaçevski.

Kryetari i LSM, Darko Dimovski tha se pas një pune të madhe më në fund është arritur një fitore dhe kanë arritur që argumentet e tyre të miratohen nga partnerët ekonomikë dhe socialë për të siguruar pagën minimale prej 18.000 denarë.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

BALKAN

Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit në “paradhomën” e BE-së

chollet

Chollet ka biseduar me Vuçiqin, tregon çfarë i ka kërkuar për situatën në Veri

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

bujar-1

OSBE me 9 hapa për Veriun e Republikës së Kosovës

edi rama

Ultimatumi i Borellit/ Rama: Zgjidhni konfliktin para se BE të zbatojë masa të forta

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

INFO

NA NDIQ