PAGA MINIMALE NË RAJON: Greqia dhe Sllovenia me 900 euro

INA
INA

18/12/2023

Paga minimale në Maqedoni po rritet dhe pritet të arrijë në 366 euro. Mirëpo përkundër rritjes së saj, akoma ka diferenca të mëdha, por edhe ngecje pas më shumë vendeve në rajon

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 18 dhjetor – Paga minimale në Maqedoni po rritet dhe pritet të arrijë në 22.500 denarë apo afër 366 euro, nga 327 euro sa është aktualisht. Mirëpo përkundër rritjes së saj, akoma ka diferenca të mëdha dhe ngecje pas më shumë vendeve në rajon. Për shembull vlera e saj në Kroaci aktualisht është 500 euro dhe pritet të rritet me 172 euro në 672 euro pas vitit të ri. Në Serbi bëhet e ditur se paga minimale do të rritet në 426 euro. Përderisa në Shqipëri, paga minimale është rritur në 346 euro, apo 40.000 euro, që është futur në fuqi nga fillimi i prillit 2023 , duke u barazuar me Maqedoninë e Veriut dhe duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën. Planet kanë janë ajo të shkojë në 400 euro apo 45 mijë lek deri në vitin 2025.
Kuvendi i Kosovës në mesin e korrikut, ka miratuar Ligjin për pagën minimale me 60 vota pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Ligji parashikon rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto ose 250 euro neto. Deri tani, paga minimale në Kosovë është ndarë në dy kategori: 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç. Me miratimin e këtij ligji, kjo do të ndryshojë. Në Mal të Zi paga minimale u rrit me 80 për qind brenda një dite. Pra, atje paga minimale është 450 euro, ndërsa më parë ishte dy herë mëe vogël. Paga minimale në Mal të Zi shtë “rritur” në këtë shumë më 1 janar 2022, ndërsa më parë ishte me 250 euro. Pra, në vetëm një ditë paga minimale u rrit me 80 për qind.

Paga minimale në Serbi aktualisht është 40.000 dinarë dhe me vendim të Qeverisë nga 1 janari 2024, kjo shumë do të jetë më e lartë me 47.754 dinarë, ose 402 euro. Sa i përket Bosnjë-Herçegovinës, të dhënat zyrtare thonë se paga minimale në Federatë është 596 marka të konvertueshme, që është rreth 305 euro.

Në Maqedoninë e Veriut, sipas ligjit për pagën minimale, çdo vit në muajin mars paga minimale harmonizohet apo indeksohet me 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës dhe 50 për qind të rritjes së pagës mesatare, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Kështu, paga minimale nuk duhet të jetë më e vogël se 57 për qind e pagës mesatare në vend. Kështu nga a marsi i vitit 2024, paga minimale në vend do të jetë minimumi 22.500 denarë. Harmonizimi vjen si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë me sindikatat, sipas së cilës paga minimale është përshtatur në 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës dhe 50 për qind e rritjes së pagës mesatare, vitin e kaluar.

Nga shtetet e tjera krahasuese me paga që nuk janë ndër më të lartat në evropë, hungarezët sapo morën një rritje page. Duke filluar nga ky muaj, punëtorët hungarezë që marrin pagën minimale kanë një pagë 15 për qind më të lartë. Kështu, paga më e ulët në këtë vend është rritur nga 375 në 431 euro. Turqia rriti pagën minimale mujore me sërish apo për herë të dytë me 34 për qind duke filluar nga 1 korriku, duke e çuar atë në 11.402 lira neto (483 dollarë) për gjysmën e dytë të vitit në një përpjekje për të trajtuar inflacionin në rritje. Inflacioni është shumë mbi objektivin zyrtar prej 5 për qind dhe preku një kulm 24-vjeçar prej 85.5 për qind në tetor 2023 , duke e shtyrë Ankaranë të rrisë pagën minimale me 100 për qind gjatë vitit të kaluar, raportoi agjencia Rojters.

Nga ana tjetër, edhe në Bullgari punëtorët me paga më të ulëta marrin 400 euro apo 780 leva. Në Rumani, paga minimale atje është 2079 lei, që është afërsisht 420 euro. Paga minimale sllovene është mbi 100 për qind më e lartë se ajo e Maqedonisë. Punëtorët që punojnë atje me pagë minimale marrin çdo muaj 878 euro në llogaritë e tyre. Në Greqi paga minimale është 910 euro, ndërsa në Itali ajo arrin afër 1800 euro. (koha.mk)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

avio-bileta-pasaport

Pse duhet ta rezervoni fluturimin për në 5 të mëngjesit

fature-market

Shkup, qytetarët, në “mëshirën” e tregtarëve për rritjen çmimeve

bashkim kombetar proteste shqiperi kosove

Shqipëri-Kosovë, 15 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar për vitet 2021-2027

taksa shtepi kredi

Qytetarët e Kosovës morën mbi 137 milionë euro kredi gjatë janarit

barnatore

Barra e sëmundjeve në Shqipëri rrit importet e barnave me 14 për qind në vitin 2023

tvsh-ime

“TVSh-ja ime” pritet të rritet në 3.000 denarë nëse LSDM mbetet në pushtet, premton Kovaçevski

market

Inspektorët zbarkojnë nëpër markete – nuk do ta presim ditën e nesërme!

nxemje-qendrore- ngrohje780x439-1

KRRE: Ulet për 35% çmimi i ngrohjes për institucionet publike dhe objektet afariste në Shkup

INFO

NA NDIQ