Pagat e kryetarëve të komunave të Kosovës sipas numrit të banorëve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/02/2023

Miratimi i koeficientit të pagave pritet ta ndryshojë mënyrën se si do të paguhen kryetarët e 38 komunave të Kosovës.

Kjo pasi Ligji i ri për paga në sektorin publik parasheh që kryetarët e komunave të paguhen në bazë të numrit të banorëve që ka komuna që ata udhëheqin.

Vlera e koeficientit prej 105 euro do të caktojë pagat e kryetarëve të komunave të Kosovës të ndara në 7 kategori. Koeficienti 15 i takon kryetarit të kryeqytetit, që ka më së shumti banorë ndërsa koeficienti 11.8 për kryetarët e komunave që kanë më së paku banorë.

KALLXO.com ju sjell pagën për të parët e komunave të Kosovës të ndara sipas koeficientit që është caktuar bazuar Ligjit për Paga në sektorin publik. Numri i banorëve të komunave bazohet në vlerësimin e popullsisë të vitit 2022 dhe regjistrimit të popullsisë të vitit 2011.

Kryetari i Prishtinës me pagën më të lartë Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, do të jetë kryetari më pagën me të lartë në krahasim me kryetarët e të gjitha komunave të tjera.

Koeficienti i pagës për të parin e Prishtinës është 15. Bazuar në vlerën prej 105 euro të koeficientit, paga e kryetarit të Prishtinës pritet të jetë 1,575 euro. Pagat e kryetarëve të komunave me mbi 100 mijë banorë Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 dhe vlerësimit të popullsisë të vitit 2021, vetëm Prizreni dhe Ferizaj janë komuna me mbi 100 mijë banorë në Kosovë. Rrjedhimisht, vetëm kryetarët e këtyre dy komunave do të kenë pagën bazuar në koeficientin 13, apo pagën e dytë më të madhe nga kryetarët e komunave pas kryetarit të kryeqytetit.

Bazuar në vlerën e koeficientit prej 105 euro, paga e kryetarit të Prizrenit dhe Ferizajt për vitin 2023 pritet të jetë 1,365 euro. Pagat e kryetarëve të komunave me 70 deri në 100 mijë banorë Bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 dhe të vlerësimit të popullsisë që është bërë në vitin 2021, Gjilani, Gjakova, Mitrovica, Peja dhe Podujeva, i kanë 70 deri në 100 mijë banorë. Për kryetarët e këtyre pesë komunave të Kosovës është rezervuar koeficienti 12.8. Të parët e Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës, Pejës dhe Podujevës do të paguhen me 1,344 euro në muaj në vitin 2023.

Pagat e kryetarëve të komunave me 50 deri në 70 mijë banorë

Në kategorinë e kryetarëve të komunave nga 50 deri në 70 mijë banorë, hyjnë kryetarët e komunave, Drenas, Lipjan, Rahovec, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë. Kjo bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë, të vitit 2011 por edhe te vlerësimi i popullsisë në vitin 2021 nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Të parët e këtyre shtatë komunave të Kosovës sipas Ligjit të pagave në sektorin publik do ta kenë koeficientin 12.6. Bazuar në vlerën e përcaktuar të koeficientit, kryetarët e këtyre komunave do ta kenë pagën 1,323 euro.Pagat e kryetarëve të komunave me 30 deri në 50 mijë banorë Në radhën e komunave që kanë nga 30 deri në 50 mijë banorë, bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 dhe vlerësimit të popullsisë të vitit 2021, janë ajo e Deçanit, Dragashit, Istogut, Kaçanikut, Klinës, Fushë Kosovës, Kamenicës dhe Vitisë.

Sipas Ligjit të pagave në sektorin publik, të parët e këtyre 8 komunave do të kenë koeficientin 12.4. Duke llogaritur pagën në bazë të vlerës së koeficientit, paga e këtyre kryetarëve do të jetë 1,302 euro./Kallxo.com

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

osmani

A do të dalë Maqedonia e Veriut nga “Ballkani i Hapur”? Osmani: Do ta informojë Qeverinë për sulmin në Banjskë, Qeveria do të vendosë

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Anketa e CRPC: Davkova para Pendarovskit, Taravari dhe Osmani në një garë të ngushtë! (TABELA)

afrim gashi

Gashi premton 500 milionë euro për infrastrukturën e Likovës

fisnik bekteshi

Ndërroi jetë Fisnik Bekteshi, gazetari dhe drejtuesi i radios së njohur strugane “Radio Rrapi”

Ali Ahmeti fronti

Fronti Europian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

policia-714x420

Kapet njëri nga të dyshuarit për vjedhjen si në filma të kasafortës në Shkup, mësohet shuma e parave që vodhën hajnat

klasa

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

republika serpska

Republika Sërpska miraton raport që e mohon genocidin në Srebrenicë

KSHZ-Komisioni

17 parti në garë zgjedhore për deputetë

INFO

NA NDIQ