Pagat e të punësuarve në FSSH mbeten të njëjta deri në maj

Picture of INA
INA

07/02/2024

U. d. drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Asaf Abduramani sonte, në profilin e tij në Fejsbuk bëri të ditur se është marrë vendim për vlerë të njejtë të pagave deri më 31 maj të vitit 2024.

“Të nderuar kolegë, bashkëpunëtorë të Fondit për Sigurim Shëndetësor, sot me kryeministrin Talat Xhaferi arritëm një vendim të përbashkët për vlerë të njejtë të pagave deri në 31 maj të vitit 2024. Ky vendim do të vlejë deri në zgjidhjen e përhershme e cila do të jetë gjithmonë në të mirë të të punësuarve. E falemenderojmë kryeministrin Xhaferi dhe kabinetin qeverisës për mbështetjen profesionale në tejkalimin e këtij problemi”, thekson Abduramani.

Të punësuarit në FSSH kërkuan që pagat këtë vit të jenë në lartësi me pagën e dhjetorit të vitit 2023, me rritjen e përcaktuar prej 15 për qind. Ata që nga dje kanë hyrë në grevë, duke shprehur pakënaqësi për uljen e mundshme të pagave. Sipas sindikatës, vendimin për pagat e pritën 831 të punësuar në Fond. Nëse do të kishte ulje, 25 për qind do të merrnin pagë nën pagën minimale, ndërsa 25 për qind sa paga minimale.

Buxheti i FSSH-së është mbi 46 miliardë denarë dhe nga ai për paga ndahen 1.19 për qind.

TË FUNDIT

Albin Kurti komenton rezultatin e zgjedhjeve

Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË