Pagat mesatare në Evropë – këto janë vendet ku paguhen më së shumti punonjësit

ina-online
ina-online

20/11/2023

Si krahasohen pagat mesatare në të gjithë Evropën? Euronews Business ka hedhur një vështrim më të afërt në vendet që shpërblejnë më shumë punonjësit.

Rregulloret e BE-së për punonjësit janë përgjithësisht mjaft të forta me një theks në kushtet individuale të punës dhe të drejtat e punës, duke përfshirë të drejtën për informacion, ligjet antidiskriminuese dhe sigurinë e punës.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për pagat në vendet anëtare të BE-së, ka ende ndryshime të konsiderueshme, në varësi të një sërë faktorësh, si ligjet, kërkesa, inflacioni dhe të tjera, shkruan Euronews.

Por si krahasohen vendet në të gjithë Evropën, kur bëhet fjalë për pagat?

Sipas Statista, në vitin 2022, pagat mesatare vjetore varionin nga 73,642 euro në Islandë, deri në 24,067 euro në Greqi.

Vendet më pagat më të larta në vitin 2022 ishin Islanda (73,642 €), Luksemburgu (72,529 €), Zvicra (67,605 €), Belgjika (63,758 €) dhe Danimarka (59,405 €).

Ndërsa sa i përket pagave më të ulëta ishin Greqia (24,067 €), Sllovakia (24,337 €), Hungaria (26,376 €), Portugalia (29,540 €) dhe Republika Çeke (30,967 €).

Ndërkohë sipas Eurostat, kostoja mesatare e punës për orë në BE ishte 30.5 €.

Pagat mesatare vjetore për punëtorët beqarë pa fëmijë ishin 26,136€. Çiftet me dy fëmijë kanë një mesatare prej 55,573 € të hyrash nga paga në vit.

Çfarë po bën BE për të kapërcyer hendekun e pagave?

Në vitin 2020, Komisioni Evropian shpalli një strategji për të tentuar të kapërcejë këtë hendek deri në vitin 2025.

Kjo u pasua nga një iniciativë që Komisioni në qershor të vitit 2023, me një fond prej 6.1 milionë euro për të ndihmuar në zbatimin e të njëjtës strategji.

Kjo e bëri më të lehtë për punonjësit që të njohin “diskriminimin e pagave”.

Ai funksionoi gjithashtu si një udhëzues për punëdhënësit.

Sipas shkrimit në fjalë, zakonisht sektorët më të paguar në Evropë janë financat, sigurimet, energjia elektrike, minierat, teknologjia e informacionit, shitja me pakicë dhe arsimi.

Në anën tjetër të spektrit, sektorët me pagesë më të ulët priren të jenë mbështetja administrative, hoteleria dhe ndërtimi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

iphone- telefon mobil

Punonjësja shqiptare e telefonisë në Zvicër ofendon klientin shqiptar

Mendenez

“NYPost”: Në dosjen kundër senatorit Bob Menendez përfshihet edhe një biznesmen shqiptar

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi nga nesër në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike – COP28, në Emiratet e Bashkuara Arabe

burim piraj

“Kredia është haram” – Biznesmeni Burim Piraj tregon si e ‘preku’ suksesin pa asnjë kredi, dëgjojeni

Karta blu BE

Çfarë duhet të dini për Kartën blu të BE-së

Screenshot_2023-12-01-08-59-16-459_com.facebook.katana-edit

Mbi gjysëm shekulli në Amerikë / Familja Rexhepi kthehet në Çegran për ti shkolluar fëmijët në vendlindje

greqi policia

Ekzekutohet shqiptari në Greqi

Euro metali

Ja si mund të dallohen 2 euro fals nga ato origjinal

mira-murati

Mira Murati mes 25 grave më me ndikim në botë, sipas Financial Times

INFO

NA NDIQ