I paimagjinueshëm ndryshimi i Tunës si nënë

Radhitet prej vitesh si njëra nga këngëtaret më seksi të skenës muzikore shqiptare.
Bëhet fjalë për Altuna Sejdiun, të cilën në çdo paraqitje të saj e kemi parë të kuruar në çdo detaj e gjithmonë trendi e në hap me kohën.

Por duket se të bërit nënë ka bërë që Tuna t’i përkushtohet në maksimum rritjes së djalit të saj, duke lënë kujdesin ndaj vetes anash.

Të paktën kështu na bën të mendojmë një fotografi e siguruar nga Gazeta Express ku Tuna habit me ndryshimin e saj.

Në këtë fotografi ajo duket tërësisht ndryshe nga Tuna seksi e ekranit.

Këngëtarja nënë është bërë në maj të vitit 2017 duke sjellë në jetë djalin e saj dhe të Patrisit, të cilin e pagëzuan me emrin Tian.