Zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ka kaluar pa ndonjë revoltë. Në zyrat e Ahmetit dhe Xhaferit janë parë shumë gazetarë të Kosovës dhe Shqipërisë , por nuk u pa asnjë gazetarë nga vendi.
Pas këtyre fotografive, ka reaguar edhe gazetari, Naser Pajziti duke e quajtur jo të ndershme këtë anashkalim të BDI-së. Sipas tij është dashur që në këto zyra të ishin prezent edhe gazetarët vendor që në çdo kohë kanë qenë në përkrahje të BDI-së.
“Do ishte e ndershme që ‘frontmenat’ e BDI-së t’i kishin ftu në këtë festë disa kolegë të mi të këtushëm, që në çdo kohë kanë qenë në përkrahje të politikave të BDI-së. Nuk bën kështu!!!” ka shkruar Pajaziti
Nga Kosova në zyrat e Xhaferit dhe Ahmetit ishin, Blendi Fevziu, Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe Adratik Kelmendi./TS