Pajtohen dy deputetët e acaruar rom Amdija dhe Samka, foto që bëri bujë!

0

Samka Ibraimovski, kryetar dhe deputet i partisë rome PCER si dhe Amdi Bajram, kryetar dhe deputet i Lidhjes Rome pas një periudhe të gjatë të acarimit politik tashmë janë shfaqur të përqafuar në Kuvendin e Maqedonisë.

Foto ka bërë bujë në rrjetet sociale, duke theksuar se dy armiqtë e përbetuar tashmë shfaqen pranë njëri tjetrit duke uruar dhe festuar votimin e emrit të ri Maqedonia e Veriut. Partitë e tyre nxitën incidente dhe urrejtje mes këtij komuniteti, sidomos në periudha të zgjedhjeve. Ibraimovski ishte kundër Bajramit që të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, për shkak të bëmave të këqija të tij gjatë qeverisjes me VMRO-DPMNE. (INA)