Pak histori dhe dëshmi pë luftën e 2001

0

Nga Suat Saqipi/

“Më datë 13 mars për herë të parë zhvillova intervistën për paraqitjen e UÇK në Karadakun e Shkupit !
Kjo ishte paraqitja e parë publike pa maska me Komand Xhezair Shaqiri-HOXHA !
Kisha kurajo dhe guxim që UÇK ta prezentoja në MTV 2 !
Nuk ishte e lehtë që nga televizioni shtetërorë të prezentohejë UÇK për ata që e kuptojnë momentin dhe rrethanat e dijnë peshën e këtijë prezentimi!
Nga ky moment e deri në përfundimin e luftimeve ishim zëri i luftës për LIRI dhe kurrë nuk u friguam nga kërcnimet e ndryshme dhe kidnaoimet e kolegëve nga dora e zgjaturë e armikut !
Vlenë ti përmendi kolegët Isuf Kadriu Naser Pajaziti Sefer Tahiri dhe Blerim Hyseni me të cilët kordinuam aktivitetet e prezentimit të lajmeve nga të gjitha zonat e luftimeve.
Shumë analistë e intelektualë shkruanin opinione për largimin e luftëtarëve të UÇK nga fshatrat shqiptare ndërsa unë raportoja për moralin e lartë të luftëtarëve të LIRISË !
Më 3 maj pas një raporti tim nga luftimet në Sllupçan dhe Vaksincë u përashtva nga puna me vendim të policisë dhe ushtrisë si “terrorist në redaksinë e mtv në shërbim të vëllezërve të tyre !”
Herë tjetër më gjerësisht….!”-S.S