Pak muaj pas emërimit, Tuchel mund të largohet nga Bayerni

INA
INA

29 Maj, 2023

Pavarësisht se e fitoi titullin e kampionit në Gjermani pas një lufte të ashpër me Borussia Dortmundin deri në minutat e fundit të ndeshjes së fundit, Thomas Tuchel pritet të largohet nga Bayerni.

Ende pa nisur mirë festa e titullit, zhvillimet në bordin drejtues të gjigantit gjerman ishin të vrullshme me klubin që vendosi të shkarkojë dyshen Kahn dhe Salihamidzi që kishin qenë drejtor gjeneral dhe drejtor sportiv.

Por, situata mund të shkojë edhe më tutje dhe nuk përjashtohet mundësia që nga klubi të largohet edhe trajneri Thomas Tuchel, përcjellë lajmi.

Ish-mesfushori i Bayernit Dietmar Hamann nuk ka dyshime për atë që ka të ngjarë të ndodhë.

“Kur i trajton njerëzit kështu, duhet të pyesësh veten a dëshiron të punosh për këtë klub? Unë nuk mendoj se mund të përjashtoni mundësinë e largimit të Tuchel së shpejti. Por ai do të largohet me dëshirën e tij .”, ka thënë Hamann.

Edhe pse sezoni ka përfunduar me një tjetër titull të ligës, gjatë këtij sezoni Bayrni ka qenë në shumë raste në tituj kryesor të mediave për shkak të disa skandaleve e përplasjeve mes lojtarëve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

barcelona

Mallorca ndal me barazim Barcelonën, Muriqi protagonisti kryesor

vedat-muriqi

Gol dhe asist, Muriqi ndihmon skuadrën për të rigjetur avantazhin ndaj “blaugranave”

Arda Guler

Sa i pafat, lëndohet përsëri Arda Guler

Jasir Asani

Jasir Asani flet hapur: Pa Sylvinho nuk do isha këtu

neymar-2

Neymar i përgjigjet pretendimeve se ai u përpoq të shkarkonte trajnerin e Al Hilal

Armando Duka

Armand Duka me post të rëndësishëm, bëhet njeriu i dytë i UEFA-s

fshf

FSHF fiton organizimin e Evropianit 2025

salah

Salah dhe De Bruyne, objektivat kryesore të Arabisë Saudite për verën e ardhshme

haland

Haaland, më shumë gola se sa Chelsea!…

INFO

NA NDIQ