Pak pasi njoftoi se i ka vdekur halla, Bebe Rexha anulon koncertin në Dubai: Për shkak të rrethanave nuk jam në gjendje të performoj

Picture of INA
INA

16/02/2024

Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare që ka arritur sukses të madh në skenën ndërkombëtare, ka dhënë një lajm të papritur për fansat e saj.

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në InstaStory se për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë dhe të këndojë në festivalin e madh UnTold që mbahet në Dubai.Në njoftimin e saj, Bebe Rexha shprehu dashurinë dhe përkushtimin ndaj fansave të saj në Lindjen e Mesme, duke shkruar: “Për shkak të rrethanave të paparashikuara, nuk do të jem në gjendje të performoj në festivalin UnTold. I dua të gjithë fansat e mi në Dubai dhe shpresoj të rikthehem së shpejti për t’u performuar aty”.+

Arsyeja e saktë e anulimit të performancës së saj megjithatë mbetet e paqartë, por ky lajm vjen vetëm një ditë pasi Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj lajmin e hidhur se halla e saj, e cila ka qenë një person shumë i dashur për të, ka ndërruar jetë.

Një humbje e tillë personale mund të jetë një nga arsyet kryesore që ka ndikuar në vendimin e saj për të mos marrë pjesë në ngjarje.

Fansat e Bebe Rexhës në Dubai dhe në të gjithë botën kanë shprehur mbështetjen e tyre për artisten në këto momente të vështira, duke i dërguar mesazhe ngushëllimi dhe dashurie. /Telegrafi/

TË FUNDIT

‘Ancelotti të qëndrojë sa t’i dojë qejfi te Reali’, ish-presidenti i ‘Los Blancos’ votëbeson trajnerin italian

Ancelotti largohet nga Reali pas finales me Barçën

Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në botë

Vinicus Jr: Ka ende tituj që mund t’i fitojmë

Përurohet uji i pijshëm në Likovë, Duraku: Mungesa e ujit “mision sllav”, kishte qëllim shpërnguljen e shqiptarëve

Grushta në kufi në Tabanoc, shkak kolonat dhe pritjet e gjata (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË