Pakënaqësi për zgjerimin e koalicionit, vlon në LSDM dhe aleatët e saj

0

Pakënaqësi të mëdha kanë shpërthyer në radhët e LSDM dhe aleatëve të saj që janë kundër vendimit të kryeministrit për zgjerimin e Qeverisë. Një lloj pakënaqësie u duk dje edhe një postim në facebook nga ana e nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zekiri duke shkruar “dirty politics”, ndërsa sot publikisht ka dalur Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PCER), e cila është kundër përfshirjes së Lidhjes Rome të Amdi Bajramit në Qeveri.
“PCER është parti serioze dhe 10 vite partner lojal ndaj LSDM. Partia e Amdi Bajram dhe njerëzit e tij dihet se si në vitin 2011 sulmuan fizikisht liderin tonë. Më pas sollën 200 policë para shtabit tonë gjoja se bashkë me LSDM po shpërndajmë mish të prishur. Nuk na lejuan të hapim shtabe zgjedhore, na kërcënuan dhe shumë dëme na kanë shkaktuar dhe gjitha këto nuk harrohen lehtë”, theksouan nga kjo parti që udhëhiqet nga Samka Ibrahimovski.
PCER informon të gjithë romët dhe qytetarët e tjerë se nuk është pyetur fare për përfshirjen e Amdi Bajramit në Qeveri dhe se as që dakordohet për hyrjen e tyre. Sipas saj, partia e Amdi Bajram ka bërë krime dhe veprime kriminale që nuk duhet harruar, por duhet ndriçuar dhe vepruar ligji. (INA)

Komentet

komentet