Pse Palestina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës? Flet ambasadori palestinez në Mal të Zi

Picture of ina-online
ina-online

05/11/2023

Rabi Alhantouli, ambasador i Palestinës në Mal të ZI, ka shpjeguar arsyen se pse shteti i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, kur është pyetur për këtë ka thënë se “Si thoni ta kthejmë pak pyetjen në anën tjetër? Pse Kosova nuk e njohu Palestinën?”, ndonëse ka shtuar se këtë e kanë kërkuar nga të gjitha shtetet.

“Unë do t’ju them përgjigjen ndaj pyetjeve tuaja. Ne si popull palestinez po luftojmë për lirinë tonë, duke kërkuar që të drejtat tona të kthehen, për të pasur një shtet të pavarur të Palestinës me Jerusalemin Lindor si kryeqytet bazuar në rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Ky ka qenë kompromisi më i madh që kemi bërë ne në vitin 1988 kur e pranuam zgjidhjen me dy shtete, duke hequr dorë nga mbi 70% e territori tonë historik dhe pranuam që të kemi vetëm një shtet me vetëm 27% të Palestinës historike”, – ka thënë ambasadori palestinez në Mal të Zi.

Ambasadori i Palestinës ka shtuar se udhëheqësia e Kosovës kanë dënuar sulmin e 7 tetorit por në anën tjetër nuk tha asgjë lidhur me vrasjen e fëmijëve palestinez.

“A po e shihni se çfarë janë duke bërë politikanët tuaj në Kosovë, duke u shprehur në lidhje me marrëdhëniet e tyre me Izraelin dhe SHBA-në? Dua të them, presidentja juaj, Kryeministri juaj e dënoi sulmin e 7 tetorit dhe nuk ka thënë asgjë për asnjë nga 3,700 fëmijët palestinezë të vrarë, të masakruar në Gazë, dhe për ta nuk u tha as edhe një fjalë e vetme”, – ka thënë Alhantouli, Ambasador i Palestinës në Mal të Zi.

Ai ndër tjerash tha se i njeh njerëzit e Kosovës.“Kjo është arsyeja pse ju shpjegova dhe arsyeja pse nuk ka njohje, por a mund të pyesni udhëheqjen tuaj pse nuk janë duke e njohur Palestinën?”, – tha tutje ai

“Do t’ju them se kjo është arsyeja, sepse po jetojmë, për fat të keq, dua të them se çdo njeri normal do të priste nga lidershipi i Kosovës që po luftonte për vetëvendosjen e tyre, që të bashkëndjejë, që të kuptojë, që të nxirren ngjashmëritë. Por fatkeqësisht ne po jetojmë në një botë ku mund të gjesh gjithnjë e më pak parime dhe politikanë parimorë. Të gjithë janë duke shkuar pas interesave e vizioneve afat-shkurtëra dhe kjo nuk po funksionon”, tha ambasadori palestinez.

TË FUNDIT
6 minuta
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
5 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
6 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
6 orë
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?
7 orë
Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua

ME TE LEXUARA

1 ditë
Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës
12 orë
Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)
1 ditë
Një serbe e plagosur në autostradën Negotinë-Demir Kapi, ishte përleshur fizikisht me bashkëshortin e saj në makinë
11 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
1 ditë
Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital

LEXO MË SHUMË

IMG_4365

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4356

Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos

IMG_4355

Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

trump sulm

Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

trump sulm

FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!

INFO

NA NDIQ