Palmer tregon se çfarë synojnë SHBA-të për Ballkanin Perëndimor

Është me rëndësi të përshpejtohet pranimi i Maqedonisë Veriore në BE. Kështu u shpreh Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metju Palmer në një konferencë ku po flitej për proceset euroatlantike të Ballkanit.

Siç raportoi Zëri i Amerikës , Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara po synojnë një Ballkan Perëndimor paqësor, të qëndrueshëm dhe të prosperuar në BE dhe se
Shtetet e Bashkuara dhe BE janë partnerë në promovimin e stabilitetit dhe luftimin e korrupsionit në rajon.

Palmer theksoi rëndësinë e përmirësimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe përshpejtimin e pranimit të Maqedonisë Veriore në BE.(INA)