Pamja “magnifique” e shqiptarit

INA
INA

21 Gusht, 2023

shkruan: Daut Dauti

Më 12 nëntor 1809, Lord Byron nga Preveza i shkruan nënës së tij:

“Shqiptarët me veshjet e tyre (më madhështore në botë, që përbëhen nga fustanellat e gjata të bardha, mantelat [pelerinat] e punuara me ari, xhaketa kadife të kuqe me lidhëse dhe jelek, pistoleta të stolisura me argjend dhe kamë [thika]… I kam disa veshje shqiptare tejet “magnifique”, të vetmit artikuj të shtrenjtë në këtë vend. Ato, secila, kushtojnë 50 guinea dhe kanë aq shumë ari sa që në Angli do të kushtonin 200”.

Sipas llogaritjes së sotme vlera e 50 guinea (gini) është diku rreth 5100 pound (funta). Nëse në Londër kjo vlerë ka qenë 200 funta, atëherë del që vlera e sotme është mbi 20 000 funta. Kjo vlerë duket pak si e ekzgjeruar, por edhe nëse është përgjysmë nga që e vlerëson Byroni, çmimi mbetet ende i lartë.

Dmth ka qenë shumë shtrenjtë të vishesh si shqiptar e të dukesh “magnifique” (madhështor). Natyrisht, këtu është fjala se si është veshur aristokracia shqiptare e ndoshta, deri diku, edhe shtresa e mesme. Kjo është arsyeja që në Perandorinë Otomane tjerët mundoheshin ta kopjonin pamjen e shqiptarit. Madhështia e kësaj veshje ka qenë e njohur edhe në Evropë, sa që monarkët dhe aristikracia evropiane organizonte ahengje me veshje të shqiptarëve. Pra, nuk ka patur pamje më madhështore të njeriut se sa ajo me veshje shqiptare.

P.S.

Në foto shihem unë para rrobave shqiptare të Byronit për të cilat ai i shkruan nënës së tij. Përndryshe, rrobat e mia, sikur edhe të shumicës së shqiptarëve, sot nuk kushtojnë as 100 funta. Pra, sot është shumë lehtë me qenë shqiptar.

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

famijari nga shanxhaku armina

Mirsadi nga Sanxhaku: Unë dhe familja ime jemi shqiptarë, gjyshi im mbante plisin deri në vdekje

festivali filmit tirane mancevski

“Rrethi nuk është i rrumbullakët”,mirë se erdhe në Tiranë – nderime të mëdha për Mançevskin

UT AZGJ

Thellohet bashkëpunimi mes UT-së dhe AZGJ-së

nxenesit idrizove shkolla

Idrizovë, protestë kundër hapjes së paraleles shqipe/ Shaqiri: Nëse nuk gjendet zgjidhje do t’i merren ingerencat Gazi Babës

sanxhak femijet shqiptare

SANXHAKLINJTË JANË ME ORIGJINË SHQIPTARE!

tetove plisi

Manifestim dinjitoz në Tetove kushtuar Ditës së Plisit

pallati halim beut tetove

KËTU (NË TETOVË) BUJTI MBRETI ZOG…!

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

INFO

NA NDIQ