Pamje të rralla: Në epilog të cirkut të parë shqiptar (Video)

0

E kush nuk i mban mend artistët dhe zhonglerët, klounët dhe stërvitësit e kafshëve, kur me adhurim mezi prisnim fundjavën për t’u drejtuar tek tenda e cirkut në Tiranë, për të parë Skënder Sallakun apo Arian Milukën; zbutësin e kafshëve Tahir Baçovën apo udhëheqësin e saj artistik, e njëherazi akrobatin, Telat Agolli…

Një plejadë e madhe artistësh kishin punuar për ngritjen e të parit cirk shqiptar në vitin 1959. Të rinjtë kurajozë e të talentuar shqiptarë realizuan një shfaqje të plotë cirku te titulluar “Shkopi magjik”.

Kjo shfaqje shënoi dhe momentin e rëndësishme të cirkut shqiptar, një pjesë e rëndësishme të vlerave kulturore dhe të artit kombëtar shqiptar.

Në këtë pjesë të shkëputur nga dokumentari “Cirku”, do të shohim filmimet e para të realizuara nga AQSHF në vitin 1965, me regji të Nuredin Çabej dhe operator Hamdi Ferhatin, e formuluese muzike Donika Muçin.

Në pamjet e realizuara nga AQSHF të cilat Konica.al po i përcjell për ju, pas hyrjes në skenë të Telat Agollit, kemi numra mbi trungun rrotullues nga Hamdi Petrela dhe Vitore Sallaku, por edhe ekzekutime mbi qyp nga Telat Agolli, ndërsa Pina Shkurti ekzekuton një ushtrim me rrotullim pjatash.

Një numër interesant me biçikletën mbi piedestal nga Enver Picari dhe i vogli, Fatos Roshi. Për më tepër, ndiqni këtë copëz të përzgjedhur nga Konica.al, nga dokumentari “Cirku”

Komentet

komentet