VIDEO/Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Picture of INA
INA

02/02/2025

Humbja e jetëve të tre fëmijëve nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës, ka tronditur të gjithë vendin.

Policia bëri të ditur se ende nuk dihen rrethanat që kanë shkaktuar shembjen e këtij objekti dhe se rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.+

Së fundi në mediat e Kosovës janë publikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti i shembjes së objektit të pabanuar.

Nga këto pamje shihet se shembja e tij ka ndodhur rreth orës 16:35, ndërkaq viktimat janë gjetur diku pas katër orëve.

Përparim Ademaj, banor i fshatit, rrëfeu momentet rrëqethëse të kërkimit të tyre nën rrënoja.

“Në telefon më thanë se s’janë lajmëruar nga ora 16:00”, tregon ai, ndërsa kujton momentin kur bashkë me prindërit e fëmijëve shkuan në vendngjarje.

Ai tregoi tutje se duke i thirr në telefon kanë dëgjuar dridhjen e telefonave nën rrënoja.

“T’u fol me ta e pamë një objekt që është shemb. Duke i thirr në telefon, i kemi dëgju telefonat duke ju dridh ndër plloçë”, shtoi ai.

Lidhur me këtë rast tragjikë kanë reaguar krerët e institucioneve dhe partive politike, duke kërkuar hetim të plotë.

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/4103352933323555/?ref=embed_video

TË FUNDIT

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

Brest – PSG, publikohen formacionet zyrtare

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË